Friday , 13 December 2019

VLLAZNIA “HUMB” HYGOR, POR “GJEN” GLIGOROV

Kampionati i Kategorisë Superiore është ndërprerë për shkak të ndeshjeve të kombëtares shqiptare por tek Vllaznia ka vijuar punë për të bërë gati skuadrën për ndeshjen e rradhës me Teutën. Kjo ndërprerja e kampionatit duket se ka mbërritur në momentin e duhur për Vllazninë. Një gjë të tillë e kanë theksuar edhe drejtuesit e saj. Ato do të shfrytëzojnë këto ditë për të rregulluar ato defekte që janë hasur në takimet e fundit, ku barazuan në kryeqytet me Tiranën. Por me shumë gjasa këto do të jenë ditë të përshtatshme për stafin teknik.

Pas një mungese të gjatë, trajneri Jonuz do të ketë të gatshëm edhe një nga lojtarët që ka shfaqur shumë vlera në takimet ku është aktivizuar, maqedonasin Filip Gligorov. Mësohet se Gligorov mund të jetë i gatshëm gjatë këtyre ditëve për teknikun Jonuz. Ai ka munguar që pas takimit me Flamurtarin duke sjellë jo pak probleme edhe për sa i përket ndërtimit të formacionit nga ana e trajnerit maqedonas. Ai ka qenë një nga lojtarët që ka sjellë shumë garanci si në fazën mbrojtëse, e po ashtu edhe në aspektin sulmues për ekipin shkodran.

Nga stafi mjekësor mësohet se Gligorov mund të jetë i gatshëm që këtë javë për të qenë së bashku me ekipin në stërvitje. Përveç Gligorovit, ndërprerja e kampionatit do të vlejë edhe për lojtarët e tjerë. E vetmja mungesë e deklaruar deri tani është ajo e brazilianit Hygor që është nisur drejt Brazilit për shkak të problemeve familjare dhe duket e sigurtë që do të mungojë ndaj Teutës. Megjithatë rikthimi i Gligorov në njëfarë mënyre i ka rregulluar gjërat në mesfushën e kuqebluve.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA PËSON HUMBJEN E 4-të NË LIGËN BALLKANIKE

Vllaznia e basketbollit të meshkujve është mundur sërish në Ligën Ballkanike dhe këtë herë përsëri …