Breaking News

VLLAZNIA HUMBET 0-1 NË KAMËZ DHE ELIMINOHET NGA KUPA

Vllaznia nuk ia ka dalë dot të kalojë në turin e tretë të Kupës së Shqipërisë. Ajo është mundur me rezultatin 1-0 pasditen e së mërkurës në Kamëz dhe skuadra vendase falë golit të shënuar në fushë kundërshtare në ndeshjen e parë, ia ka dalë të kalojë në turin tjetër. Fatin e ndeshjes do ta vendoste goli I shënuar nga Bitri në minutën e 63-të të ndeshjes. Ndoshta ka qenë diçka e pritshme ky eliminim sepse rezultati 2-1 nuk ka qenë shumë I favorshëm, megjithatë kishte shpresa se shkodranët mund të bënin më tepër me lojën e tyre në këtë ndeshje. Loja në pjesën e parë, pavarësisht përpjekjeve më të shumta të vendasve, do të mbyllej në barazim pa gola.

Në të dytën, u shtuan shpresat se Vllaznia mund t’ia dilte për të ruajtur këtë rezultat, I cili do ta kualifikonte për në turin tjetër, por nuk ia ka dalë. Në minutën e 63-të, Bitri do të shënonte një gol me vlerë kualifikimi për Kamzën. Pas pësimit të tij, Vllaznia është munduar të reagojë por pa forcën e duhur dhe për rrjedhojë është pajtuar në fund me humbjen dhe eliminimin nga ky kompeticion. Kuqeblutë nuk kanë qenë në lartësinë e duhur në këtë takim dhe duket se humbja në Shijak katër ditë më parë ka lënë ndikimin e vet në skuadër e kjo u reflektua edhe në ballafaqimin e sotëm.

Në këtë mënyrë tashmë ekipi shkodran duhet të fokusohet maksimalisht tek ndeshjet e kampionatit, aty ku dhe ka objektivat e veta për t’u ngjitur në Superligë.

Lexoni dhe kete

VOLEJBOLL/ TË REJAT E VLLAZNISË DREJT KALIMIT NË FINALE

Volejbollistet e reja të Vllaznisë kanë hedhur hapin e parë të rëndësishëm drejt kalimit në …