Sunday , 17 November 2019

VLLAZNIA HUMBET NË FUND MIQËSOREN E DYTË NË KOSOVË

Vllaznia në basketboll për meshkuj nuk ia ka dalë që të fitojë miqësoren e dytë në tokën kosovare. Kuqeblutë e koshit u mposhtën 75 – 73 nga Bashkimi i Prizrenit në një ndeshje me emocione nga të dyja skuadrat. Perioda e parë është e luftuar dhe mbyllet në avantazh të vendasve në shifrat 21 – 18. Por, Vllaznia reagon në të dytën dhe e mbyll pjesën e parë në fitore në shifrat 42 – 33 në favor të saj. Kuqeblutë do mbanin avantazhin edhe në periodën e tretë që e fitojnë 63 – 51. Ndërkohë në të katërtën dhe të fundit, tek kuqeblutë ndihet lodhja dhe mungesa e harmonizimit të lojtarëve të huaj dhe si rrjedhojë e humbet me dy pikë diferencë. Pas ndeshjes foli edhe trajneri i Bashkimit, Illmen Bajra.

Ai flet edhe për Vllazninë.

Pas pak ditësh, Vllazni pritet të zhvillojë miqësore të tjera, këtë herë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër.

Lexoni dhe kete

TRE BOKSIERË TË VLLAZNISË PJESËMARRËS NË “ADEM JASHARI”

Për boksierët shkodranë nuk ka kohë për pushim pas pjesmarrjes në kampionatin kombëtar të pak …