VLLAZNIA/ IKËN JONUZ, NË PANKINË ULET OSJA

Kur u duk se gjërat u normalizuan në kampin shkodran dhe nuk flitej më për bojkot të futbollistëve, në mënyrë krejt të papritur ka ardhur largimi i trajnerit Mirsad Jonuz. Ai ndodhej pranë familjes së tij në Maqedoninë e Veriut që pas ndeshjes me Flamurtarin, por ndërkohë pasditen e së premtes, përmes një letre të dërguar në klub ka njoftuar largimin nga drejtimi i skuadrës ngaqë kontrata e tij ka përfunduar më 31 maj. Në prononcimet e dhëna për media të ndryshme, tekniku maqedonas ka deklaruar se një vendim të tillë e ka marrë i detyruar nga problemet e shumta që ka hasur në punën e tij gjatë gjithë kësaj periudhe.

Ndërkohë një vendim i tillë i trajnerit ka ardhur krejtësisht i papritur për drejtuesit e klubit që deri në atë moment nuk kishin marrë asnjë sinjal për largim nga Jonuz. Klubi Vllaznia nuk ka bërë asnjë deklaratë dhe asnjë reagim zyrtar në lidhje me këtë çështje, por duket se e ka miratuar në heshtje largimin e këtij trajneri. Për këtë arsye, skuadra ka vijuar normalisht punën dhe në seancën e së shtunës, stërvitja ëshët drejtuar nga zëvendëstrajnerët Safet Osja e Ideal Lekiqi.

Të dy ata do të drejtojnë skuadrën edhe në ndeshjen e së dielës për kampionat ndaj Laçit dhe mbase të hënën mund të kemi lajme të reja nëse Vllaznia do të vazhdojë të drejtohet prej tyre apo do të emërohet një trajner i ri. Duket se problematikat tek kuqeblutë nuk do të përfundojnë kurrë dhe kjo e bën mëse të domosdoshëm kalimi sa më shpejt në dorën e një biznesmeni sepse nëse vazhdohet kështu, situata të tilla si kjo e trajnerit Jonuz do të përsëriten edhe në të ardhmen.

Lexoni dhe kete

FUTBOLL FEMRA/ VLLAZNIA SHUMË PRANË TITULLIT KAMPION

Tjetër fitore e Vllaznisë në futboll për femra. Pasditen e së martës ajo ka fituar …