Wednesday , 11 December 2019

VLLAZNIA INAGURON ME FITORE “ARENËN KOMBËTARE”

Futbollistet e Vllaznisë kanë qenë të parat që kanë shënuar dhe fitoren në stadiumin e ri “Arena Kombëtare”. Ata kanë qenë të parat që kanë prekur fushën e këtij impianti sportiv teksa kanë mundur 2-0 Apoloninë në ndeshjen e rradhës për kampionat.

Dy golat e fitores janë shënuar nga Bajraktari dhe Lufo në minutat e fundit të takimit dhe padyshim që fitorja në një ambjent të tillë, merr edhe më shumë vlerë. Këtë gjë kanë veçuar në prononcimet e tyre edhe disa prej protagonistëve të ekipit shkodran.

Me fitoren e djeshme, Vllaznia tashmë kryeson e vetme renditjen e kampionatit dhe ecën e sigurtë drejt titullit të shtatë kampion rradhazi. Sakaq, vajzat kuqeblu tashmë kanë hyrë në histori si të parat që luajtën, shënuan dhe fituan në stadiumin e ri kombëtar të Shqipërisë.

Lexoni dhe kete

BASHKIMI PRIZRENIT MUND VLLAZNINË NË MIQËSORE

Fundi i vitit po shoqërohet me disa aktivitete përmbyllëse për 100 vjetorin e krijimit të …