Breaking News

VLLAZNIA JAVËN TJETËR NË OHËR PËR STËRVITJE

Vllaznia ka planifikuar javën e ardhshme për udhëtimin e saj drejt Ohrit të Maqedonisë së Veriut, vend ku do të zhvillojë edhe fazën me intensive të përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik. Ende nuk është e qartë nëse nisja do të bëhet që të hënën apo në ditët e ardhshme, kjo ngaqë drejtuesit e klubit janë duke pritur edhe vendimin e Federatës nëse do të ketë shtyrje të nisjes së kampionatit apo jo. Në Ohër kuqeblutë do të qëndrojnë rreth dy javë dhe gjatë kësaj periudhe kanë planifikuar të zhvillojnë dhe 3-4 ndeshje miqësore.

Trajneri Jonuz duke shfrytëzuar njohjet dhe lidhjet e tij, ka filluar të bisedojë me kundërshtarët e mundshëm dhe këto miqësore padiskutim që do ta ndihmojnë për të krijuar një ide më të qartë në lidhje me skuadrën. Gjatë qëndrimin në Maqedoninë e Veriut, me Vllazninë pritet të bashkohen edhe lojtarë të tjerë. Drejtuesit e klubit janë në bisedime me disa prej tyre, lojtarë këta që luajnë në repartin e mesfushës dhe të sulmit. Kuqeblutë janë ende të paplotësuar në këto dy reparte dhe kanë nevojë për përforcime.

Ideja është ndërtimi I një ekipi cilësor dhe ndonëse deri më tani kanë ardhur pesë lojtarë të rinj, Vllaznia ka ende nevojë për të tjera përforcime. Se ku do të gjenden ato, kjo mbetet për t’u parë në ditët e ardhshme. Javën tjetër me siguri që do të ketë të reja në këtë drejtim dhe vetëm pasi të ndodhin ato, do të krijohet një ide më e qartë se çfarë pretendimesh do të ketë skuadra në sezonin e ri.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA FIRMOS EDHE ME PORTJERIN LAÇO

Pas firmës së hedhur me brazilianin Emerson, klubi Vllaznia ka zyrtarizuar mbrëmjen e së premtes …