VLLAZNIA, KADIJA I PERGJIGJET BASHKISE SHKODER

Pas reagimit të Bashkisë Shkodër në lidhje me pagat e Klubit të Futbollit Vllaznia ka reaguar edhe Kryetarja e Këshillit Bashkiak Shkodër Brisela Kadija. Përmes një statusi në rrjetin social facebook Kadija shprehet se:

“Në cilësinë e kryetares së Këshillit Bashkiak Shkodër dhe si përfaqësuese e vullnetit të tij e ndjej të domosdoshme të sqaroj publikisht qytetarët e Shkodrës dhe punonjësit e KF Vllaznia sh.a në lidhje me shqetësimin e ngritur nga Bashkia Shkodër për pagesat e palikuiduara të punonjësve të këtij klubi sportiv. Fillimisht më duhet të theksoj që Këshilli Bashkiak Shkodër vazhdon të ndjekë me përgjegjshmëri maksimale situatën, shqetësimet dhe problematikat e gjeneruara si rezultat i pandemisë COVID-19 dhe sigurisht të ndjekë dhe të marrë në konsideratë edhe ushtrimin dhe vijimësinë e aktivitetit të tij. Asamblea e KF Vllaznia sh.a kishte planifikuar për të zhvilluar mbledhjen e saj të rradhës me datën 10.03.2020 pas një mbledhje të parealizuar me datën 05.03.2020, në të cilën kishte si rend dite: Miratimin e projekt/vendimit “Për miratimin e buxhetit të shoqërisë për vitin 2020 Disa shtesa të rendit të ditës të propozuar nga anëtarët e Asamblesë.

Mbledhje e cila nuk u zhvillua për shkak të VKM që anullonte cdo veprimtari ose tubim duke përfshirë këtu edhe mbledhjet e organeve kolegjiale, në menyrë që të pengohej përhapja e pandemisë së Covid-19. Duke iu rikthyer shqetësimit në fjalë duhet të themi se problemet e K.F Vllaznia janë tërësisht organizative. Duhet që kryetarja e bashkisë / Asambleja e mëparshme(fraksioni përjashtues vjen për shkak të vakumit ligjor) të kishte zgjedhur Këshillin Mbikqyrës që në Dhjetor të 2018, gjë të cilën nuk e ka bërë. Sidoqoftë duke dashur të sqaroj publikun e gjërë më duhet të them që situata në të cilën ndodhemi është ë pazakonte dhe në këto kushte Bashkia Shkodër nuk po tregohet transparente për të sqaruar të vërtetën të cilën vazhdon ta manipulojë dhe tua hedhe fajin të tjerëve padyshim për arsye politike. Këshilli Bashkiak dhe pse I majtë ka treguar përgjegjshmëri maksimale në vendimarrjen e tij dhe ka qenë konseguent dhe konstant në qëndrimin e tij duke vënë prioritet kryesor dhe duke mbështetur cdo projekt në të mirë të qytetin të Shkodrës dhe qytetarëve të saj.

Duke qënë se VKM, e cila ndër të tjera ndalon edhe mbledhjen e organeve kolegjiale, vazhdon të jetë në fuqi, Këshilli Bashkiak Shkodër është duke punuar dhe duke vënë në veprim, komunikimin online dhe zhvillimin online të mbledhjeve të këshillit. Një mbledhje e tillë, dhe jo vetëm, do të realizohet shumë shpejt duke qënë se ka çështje shumë emergjente, për tu diskutuar, të cilat na i ka imponuar situata e pandemisë se Covid-19. Pa dashur t’i shmangemi përgjegjësive tona institucionale, në një situatë të tillë si kjo që po kalon vendi jonë rekomandojmë secilin të përqendrohet në këshillat që institucionet japin për tejkalimin e kësaj situate, të qëndrojë në shtëpi dhe të bëjë më të mirën për ato që ka pranë” thuhet ndër të tjera në sqarimin e Kryetarës së Këshillit Bashkiak Shkodër Brisela Kadija.

Lexoni dhe kete

FSHB VENDOS: KAMPIONATI DO MBYLLET NË PARKET

Ndonëse gjysma e ekipeve pjesmarrëse të kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj kishin kërkuar që …