VLLAZNIA KËRKON EDHE 5 BLERJE. NESËR DREJT OHRIT

Ashtu siç ishte deklaruar edhe më parë, merkatoja e Vllaznisë nuk është mbyllur ende. Stafi teknik i saj pret edhe pesë lojtarë të tjerë, me të cilët pastaj mund ta konsiderojnë skuadrën të plotësuar ashtu si duhet. Ka qenë trajneri Jonuz ai i cili ka zbardhur edhe piketat e hedhura për përforcimet, duke filluar nga një mesfushor qendre, një plej- meker, dy sulmues dhe një portier tjetër. Vetëm nëse vijnë këto futbollistë, atëherë ekipi mund të konsiderohet i plotë. Por problemi është se çfarë lojtarësh do vijnë dhe kur do të përshtaten me ekipin sepse tashmë edhe koha në dispozicion po limitohet dhe Vllaznia duhet të fillojë të bëhet gati për kampionat.

Megjithatë, ekipi ka edhe tre javë kohë dhe dy prej saj do t’i kalojë në një kamping në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Kuqeblutë do të nisen ditën e martë drejt vendit fqinj dhe gjatë qëndrimit atje, përveç stërvitjeve me ngarkesa, pritet të luhen edhe 3-4 ndeshje miqësore. Njëri prej kundërshtarëve do të jetë Teuta e Durrësit, ndërsa të tjerët ekipe maqedonase. Vllaznia deri më tani ka luajtur vetëm një miqësore, atë të së shtunës ndaj Besëlidhjes dhe kuptohet që i duhen edhe të tjera përballje për të parë më së miri gjendjen e futbollistëve, skemat e lojës dhe shumë gjëra të tjera që kanë të bëjnë me përgatitjen e skuadrës për sezonin e ri.

Pritshmëritë në fakt janë të mëdha megjithatë tifozët ende janë pak spektikë për të besuarit e tyre. Sigurisht që gjithçka do kohën e vet sepse Vllaznia thuajse po riformatohet tërësisht por e rëndësishme është që gjërat të bëhen ashtu si duhet.

Lexoni dhe kete

TË PREMTEN FINALJA E U-17, VLLAZNIA – SHËNKOLLI

Kampionati kombëtar i 17 vjeçarëve ka mbërritur në fund tashmë dhe pasditen e së premtes …