VLLAZNIA KONFIRMON STËRVITJET E DIMRIT NË OHËR

Ashtu si në verë, edhe tani drejtuesit e klubit Vllaznia kanë zgjedhur qytetin e Ohrit në Maqedoninë e Veriut për të zhvilluar atje periudhën përgatitore në prag të nisjes së gjysmës së dytë të sezonit. Kushtet e mira që ofron ky vend dhe mundësia për të zhvilluar edhe ndeshje miqësore, kanë qenë arsyet kryesore që kanë çuar në këtë vendim të tyre. Kuqeblutë do të zhvillojnë stërvitje individuale deri më 5 janar, datë kur ekipi do të grumbullohet I gjithë në Shkodër dhe vetëm pas dy apo tre ditësh qëndrimi aty, pritet të niset drejt Ohrit.

Trajneri Mirsad Jonuz mësohet se ka nisur bisedimet me drejtues të ekipeve të ndryshme për të luajtur gjatë ditëve të para të janarit dhe mundësitë e para janë përballjet me Bylisin, Pogradecin apo dhe ndonjë ekip maqedonas. Gjithsesi në ditët e ardhshme do të zyrtarizohet çdo gjë në këtë drejtim. Gjatë këtyre ditëve ndërkohë dhe deri në fillim të janarit, drejtuesit e klubit do t’I intensifikojnë lëvizjet e tyre për të bërë ndryshimet e duhura në skuadër.

Kuptohet që nuk do të jetë e lehtë pasi problemi I parë është arritja e akordit me lojtarët aktualë që duan të largojnë, pasi nuk do të jetë e lehtë ndërprerja e kontratave me ta. Dhe e dyta, vështirësitë për të gjetur zëvendësuesit e tyre janë shumë të mëdha. Deri më tani në media kanë dalë emrat e sulmuesit shkodran Hebaj dhe dy lojtarëve të Luftëtarit, Fili e Rapo, megjithatë ende nuk ka asgjë konkrete.

Lexoni dhe kete

UEFA VENDOS: KAMPIONATET E FUTBOLLIT DO TË RIFILLOJNË

Pavarësisht shumë lajmeve që kanë qarkulluar së fundmi, UEFA ngulmon se duhet të të përfundojnë …