VLLAZNIA, KONTRATA ME GOSPODINOV JAVËN E ARDHSHME

Ndonëse ka nisur punë, Vllaznia e basketbollit të meshkujve ende nuk e ka zyrtarizuar plotësisht trajnerin e saj të ardhshëm. Megjithatë duket se nuk ka asnjë problem dhe Nikolai Gospodinov dhe ai do të jetë trajneri I kësaj skuadre për sezonin e ri. Drejtuesit e shoqatës dhe trajneri bullgar janë në fazën e fundit të studimit të draft- kontratës dhe po studiohen detajet e fundit të saj. Akordi duket shumë pranë dhe pritet që javën e ardhshme të hidhet zyrtarisht firma në kontratë.

Gospodinov ndodhet aktualisht në Bullgari por që atje mban vazhdimisht kontaktet me drejtuesit e Vllaznisë për merkaton dhe mënyrën si mendohet të ndërtojë punën e tij në Shkodër. Nga ana tjetër, presidenti Xhaferi dhe stafi I tij nuk ka qëndruar pasiv edhe në aspektin e merkatos. Ato kanë nisur kontaktet me disa lojtarë të cilët I kanë në planet e tyre për sezonin e ri dhe I pari në listë është shkodrani Robert Shestani. Me të negociatat kanë nisur dhe pritet arritja e akordit.

Trajneri Gospodinov ka shprehur dëshirën ta ketë në skuadër dhe po ashtu edhe drejtuesit e shoqatës janë të lumtur të rikthejnë tek Vllaznia disa nga lojtarët shkodranë që luajnë me ekipet e tjera. Ideja është që të ndërtohet një ekip pretendent për sezonin e ri dhe për këtë arsye, duhet një reformë totale megjithatë nuk do të jetë krejt e lehtë për ta bërë këtë gjë dhe prandaj objektivi I sezonit që vjen do të jetë fillimisht renditja në mes katër ekipeve më të mira të kampionatit.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL/ VLLAZNIA FIRMOS ME NJË TJETËR AMERIKAN

Vllaznia e basketbollit të meshkujve ka bërë realitet një tjetër goditje në merkato. Pas amerikanit …