Saturday , 20 April 2019

VLLAZNIA – KORABI TË SHTUNËN NË ORËN 15.00 NË “LORO BORIÇI”

Seria e fundit e ndeshjes së fazës të plej- ofit do të nisë këtë fundjavë dhe Vllaznia do të presë në Shkodër ekipin e Korabit të Peshkopisë. Sektori i Garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur që ky takim të luhet ditën e shtunë në orën 15.00. Ashtu si dhe ndeshja e kaluar ndaj Besëlidhjes, edhe kjo ndaj Korabit do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”.

Vllaznia tashmë e ka siguruar edhe matematikisht ngjitjen në Superligë dhe katër ndeshjet e mbetura deri në fund të kampionatit, do t’i shfrytëzojnë për t’u dhënë mundësinë lojtarëve të stolit por edhe lojtarëve të rinj, që të tregojnë vlerat e tyre. Kjo nuk do të thotë se ekipi nuk do të kenë objektiv fitoren në këtë ndeshje, përkundrazi do të tentojë ta mbyllë këtë fazë të tretë të kampionatit me të gjitha fitore. Megjithatë nuk do të jetë e lehtë sepse kundërshtari vjen me pretendimin për të marrë pikë dhe për të shfrytëzuar ndoshta euforinë në kampin shkodran në mënyrë që ta fitojnë ndeshjen dhe të luftojnë më pas për vendin e dytë të renditjes.

Një gjë të tillë kërkon edhe Besëlidhje e po ashtu edhe Dinamo dhe kësisoj gara për këtë vend pritet të jetë e fortë deri në fund. Ndoshta faktori përcaktues për këtë gjë do të jetë Vllaznia sepse rezultatet me të do të vendosin shumë gjëra. Trajneri Canaj e ka shprehur edhe pas fitores së fundit në Shijak që tashmë skuadra do të jetë më e qetë megjithatë futbollistët do të mbahen në tonus sepse kanë përpara një tjetër objektiv për të arritur: Shpalljen kampion të kategorisë së parë.

Lexoni dhe kete

“ATLETIK KLUB” E “JUBAN DANJA” NISEN DREJT ROVERETTOS

5 ekipe moshash të “Atletik Klub Shkodra” dhe ai i femrave të “Juban Danja” janë …