Tuesday , 25 February 2020
Breaking News

VLLAZNIA KUALIFIKOHET NË ÇEREKFINALE TË KUPËS

Vllaznia ka bërë detyrën duke fituar në Vlorë dhe duke u kualifikuar për në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Dy golat e sulmuesit brazilian Zhunior I kanë dhënë fitoren 2-0 kuqebluve në një ndeshje që konsiderohej e vështirë për kuqeblutë. Trajneri Jonuz kishte bërë disa ndryshime në formacion, duke filluar nga porta e deri tek sulmi, megjithatë çdo gjë ka shkuar ashtu si duhet dhe shkodranët e kanë arritur objektivin e tyre.Vllaznia kuptohet që ka patur më shumë dëshirë për ta fituar këtë takim ngaqë barazimi 2-2 në ndeshjen e parë, nuk I bënte punë dhe për rrjedhojë, që në fillimin e tij është hedhur në sulm.

Kuptohet që nuk ka qenë e lehtë për të çarë mbrojtjen e Flamurtarit megjithatë në minutën e 28-të kuqeblutë kanë fituar të drejtën e një 11-metërshi. Atë e ka marrë përsipër ta ekzekutojë sulmuesi Zhunior që është treguar I saktë nga pika e bardhë duke shënuar dhe duke kaluar në avantazh ekipin e tij. Në vazhdim, pavarësisht përpjekjeve të të dy ekipeve nuk do kishte gol tjetër dhe pjesa e parë në këtë mënyrë është mbyllur me fitoren 1-0 të Vllaznisë. Në pjesën e dytë ndërkohë ekipi shkodran do të vijonte të kontrollonte gjithçka megjithatë paniku I pësimit të ndonjë goli që do të prishte planet, i ka shoqëruar pjestarët e tij. Megjithatë në minutën e 74-të takimi do të mbyllej.

Do të ishte sërish braziliani Zhunior që do të shënonte duke dyfishuar shifrat dhe duke rikthyer qetësinë tek kuqeblutë. Deri në fund më pas nuk do të ndryshonte asgjë dhe Vllaznia do të fitonte 2-0 ndaj Flamurtarit duke u kualifikuar për në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Ndërkohë surpriza e madhe e turit të dytë të ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë padyshim që ka qenë kualifikimi I Besëlidhjes për në çerekfinale. Pavarësisht humbjes në ndeshjen e dytë 3-1 ndaj Partizanit, lezhjanët falë fitores 3-0 në takimin e parë e shohin tashmë veten në mes tetë ekipeve më të mira të këtij kompeticioni që do të vazhdojnë më tej rrugëtimin për fitimin e këtij trofeu.

Lexoni dhe kete

JUNIOR: I LUMTUR PËR GOLAT, ISHA NË STRES PARA NDESHJES

Sulmuesi brazilian Silvio Zhunior me golat e tij po shndërrohet dalëngadalë në protagonist për Vllazninë. …