Wednesday , 30 September 2020

Vllaznia- Kukesi, Bordi shperblim per kuqeblute!

Pas 15 ditėsh stėrvitje nė Ulqin, ekipi I Vllaznis ėshtė kthyer pasditen e sė premtes nė Shkodėr pėr t’u bėrė gati pėr ndeshjen e sė shtunės me Kukėsin. Siē dihet kjo ndeshje do tė luhet nė stadiumin”Loro Boriēi” pasditen e sė shtunės nė orėn 17.00 dhe ėshtė njė takim qė pritet me shumė interes edhe nga ana e tifozėrisė shkodrane e cila mendohet tė jetė e shumtė nė numėr. Gjatė kėsaj periudhe qė skuadra ėshtė stėrvitur nė Mal tė Zi, gjėrat kanė shkuar pėrgjithėsisht mirė pėr tė.

Nuk ka patur asnjė lojtar tė dėmtuar dhe kjo ka bėrė qė stafi teknik tė punojė I qetė. Nga ana tjetėr, nga skuadra ėshtė larguar mesfushori Arsid Kruja dhe nė fakt ai ende nuk ėshtė zėvendėsuar nga drejtuesit e klubit ndonėse pritet vendimi I Gilman Likės. I vetmi futbollist I ardhur deri tani nė merkaton e janarit dhe qė ka firmosur me Vllazninė, ėshtė mesfushori Florind Bardulla. Duke iu rikthyer ndeshjes sė tė shtunės me Kukėsin, ajo ėshtė vlerėsuar nė maksimum si nga futbollistėt dhe stafi teknik, ashtu edhe nga drejtuesit teksa Bordi Mbikėqyrės ka vendosur tė akordojė njė tjetėr premio nė rast fitoreje, premio kjo qė do tė shėrbejė pėr tė motivuar edhe mė shumė kuqeblutė.

Nga ana tjetėr, edhe formacioni me tė cilėn do luajė skuadra thuajse ėshtė konturuar tashmė ku trajneri Raineri ka vendosur tė lėrė jashtė sulmuesin Soza. Ky I fundit ėshtė bashkuar me vonesė nė stėrvitje me ekipin dhe pėr kėtė arsye, nuk ėshtė nė formėn e tij mė tė mirė. Nė vend tė tij nė sulm do tė luajė Hajdari, qė do tė ketė pranė edhe Shtubinėn dhe Kalajėn. Mesfusha, mbrojtja dhe porta nuk do kenė ndryshime sepse do luajėn futbollistėt qė kanė luajtur rregullisht nė kėto reparte dhe me kėtė 11-she, mendohet qė Vllaznia tė kėrkojė fitoren me Kukėsin nė ndeshjen e parė tė kėtij viti.

Lexoni dhe kete

LIBOHOVA & DUKA: PRESIM REAGIMIN E QEVERISƋ PƋR FUTBOLLIN

Kaosi nĆ« futbollin shqiptar vazhdon ende dhe po ashtu edhe bojkoti. TĆ« gjithĆ« ekipeve janĆ« …