VLLAZNIA- KUKËSI, KA INTERESIM NGA ANA E TIFOZËRISË KUQEBLU

Ndeshja e parë e këtij viti, ajo që do të zhvillohet të premten në orën 17.00 në stadiumin “Loro Boriçi” në mes Vllaznisë dhe Kukësit, pritet me interes në Shkodër. Lëvizjet e fundit në merkato kanë rikthyer entuziasmin në rradhët e tifozërisë shkodrane e cila duket se është ngrohur nga lëvizjet e fundit në merkato të ekipit kuqeblu. Ata presin me interes debutimin në fushë të Sukajt, Malotës, Berishës e Mersinit, ardhje këto që janë vlerësuar si shumë pozitive. Klubi Vllaznia ka bërë të ditur se biletat e kësaj ndeshje do të dalin në shitje që paraditen e së enjtes dhe tifozët e interesuar mund t’i sigurojnë ato që prej këtij momenti. Edhe çmimet e biletave janë të njëjta si në ndeshjet e kaluara, pra me vetëm 2 mijë lekë të vjetra do të jenë biletat e 80 për qind të stadiumit, pikërisht të tribunave, C, D dhe E ndërsa që çmimet e biletave në tribunën qendrore siç dihet, janë më të shtrenjta, 5 mijë dhe 10 mijë lekë.

Numri i tifozëve të pranishëm në këtë ndeshje pritet të jetë më i madhi i këtij sezoni dhe padyshim që ata do të jenë një mbështetje e madhe për skuadrën e Vllaznisë për të arritur një fitore që do ta ndihmonte atë shumë në ecurinë e mëtejshme në kampionat. Sakaq, pasditja e së hënës ka dhuruar disa zhvillime në kampin shkodran. Kështu, mesfushori Arsid Kruja i cili nuk u përfshi në planet e trajnerit Gjoka, ka shkëputur marëdhëniet me klubin shkodran dhe menjëherë ka gjetur skuadër të re duke firmosur për Teutën e Durrësit. Ndërkohë, drejtuesit kuqeblu kanë firmosur një tjetër kontratë, këtë herë me kapiteni e ekipit U-19 Arsaed Rahova, i cili është një nga elementet e spikatur të Akademisë.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA FEMRA MIQËSORE ME KAMPIONEN E KOSOVËS

Vllaznia në futboll për femra vijon përgatitjet për ndeshjet e Ligës së Kampioneve që do …