Saturday , 8 August 2020

VLLAZNIA KURORËZOHET KAMPIONE NJË JAVË PARA FUNDIT TË KAMPIONATIT

U shty vetëm 4 ditë festa e titullit dhe Vllaznia në futboll për femra paraditen e së mërkurës është kurorëzuar kampione e Shqipërisë. Ky është trofeu i shtatë që fitohet prej këtij ekipi dhe që sivjet u festua një javë para fundit të kampionatit. Vajzat kuqeblu kanë fituar 12-1 me Kinostudion në ndeshjen e luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi”.

Pesë nga golat e këtij takimi janë shënuar nga Megi Doçi ndërkohë që tre të tjerë janë shënuar nga Lufo, ndërsa autore golash do të ishin edhe Bajraktari, Shala, Borci dhe Wai. Në fund të ndeshjes, pjestaret e këtij ekipi kanë hapur shampanjën e titullit, por kuptohet që festa e madhe do të jetë pas ndeshjes së fundit të kampionatit. Trajneri Nikolin Leka dhe sulmuesja Megi Doçi janë shprehur të lumtur për suksesin e radhës të arritur me ekipin e Vllaznisë…

Kupa dhe medaljet për ekipin e Vllaznisë do të jepen pas ndeshjes së fundit të kampionatit, asaj që do të luhet të shtunën pasditen në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj ekipit Tirana AS.

Lexoni dhe kete

ATLETIKË/ VLLAZNIA FITON KUPËN E 12-të RADHAZI

Atletika shkodrane e ka nisur serinë e aktiviteteve të rëndësishme kombëtare me triumf duke dominuar …