Friday , 22 January 2021

VLLAZNIA- LAÇI, TË SHTUNËN ORA 16:00 NË “LORO BORIÇI”

11 blerje të bëra deri më sot nga drejtuesit e Vllaznisë janë treguesi më i mirë i ndryshimeve të mëdha që ka pësuar skuadra në krahasim me sezonet e fundit. Një skuadër e tjetërsuar dhe pikërisht për këtë arsye, ajo mendohet të jetë krejt ndryshe edhe në fushën e lojës. Megjithatë më shumë se gjithçka tjetër është e rëndësishme të shikohet gjendja e këtyre lojtarëve që kanë ardhur dhe aftësitë e tyre sepse në numër mund të jenë të shumtë, por në cilësi mund të shfaqin probleme.

Drejtuesit kuqeblu shpresojnë të mos kenë gabuar në zgjedhjet e bëra megjithatë tashmë i gjithë fokusi është përqendruar tek sfida e së shtunës ndaj Laçit. Ndeshja e parë e kampionatit do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” dhe do të startojë në orën 16.00 të kësaj dite. Për trajnerin Mirsad Jonuz dhe stafin e tij problemi tashmë është përshtatja sa më e shpejtë e lojtarëve të sapoardhur me pjesën tjetër të ekipit. Kjo nuk do të jetë e lehtë sepse nuk ka shumë kohë në dispozicion, megjithatë e rëndësishme është nisja e mbarë e kampionatit.

Për këtë arsye, në ndeshjen e së shtunës ndaj Laçit nuk pritet të ketë shumë ndryshime në formacion dhe disa nga lojtarët e ardhur nga merkatoja edhe mund të qëndrojnë në stol. Po ashtu, një tjetër problem është edhe dëmtimi i 2-3 lojtarëve. Stafi mjekësor po bën çmos për rikuperimin e tyre në kohë dhe bërjen gati për sfidën e pas tre ditëve.

Lexoni dhe kete

PISTA E STADIUMIT “LORO BORIÇI” DO SHTROHET NGA E PARA

Ankesat e Bashkisë Shkodër por edhe të sportistëve dhe trajnerëve të atletikës së Vllaznisë më …