Friday , 21 February 2020
Breaking News

VLLAZNIA LARGON 5 LOJTARË DHE NISET DREJT OHRIT

Ekipi i Vllaznisë është nisur mëngjesin e së mërkurës drejt Ohrit të Maqedonisë së Veriut, ku do të zhvillojë një stërvitje disaditore. Kuqeblutë janë nisur herët me qëllim për të mbëritur shpejt në vendin fqinj dhe për të vijuar pasdite me seancën e parë stërvitore. Nga ajo çfarë ka bërë të diur vetë klubi, me ekipin në këtë seancë të parë do të jenë të pranishëm vetëm 20 futbollistë ndërkohë që janë lënë jashtë kësaj liste pesë të tjerë. Bëhet fjalë për tre të huajt që përfliteshin prej kohësh, brazilianët Emerson dhe Uenderson si dhe maqedonasi Ristevski.

Nga të huajt ka shpëtuar vetëm moldavi Kojokaru që përfltej se do të largohej, por ai do të jetë sërish pjesë e skuadrës. Tek lista e largimeve ndërkohë janë përfshirë edhe mbrojtësi Ruqi dhe sulmuesi Pusi të cilët ende nuk dihet nëse do të huazohen në ekipe të tjera apo do të ndërpresin kontratat me klubin. Të pesë këto lojtarë nuk kanë qenë në planet e trajnerit Mirsad Jonuz dhe për këtë arsye, drejtuesit ia kanë plotësuar kërkesën. Por vendet e mbetura bosh nga largimet e këtyre lojtarëve, pritet të plotësohen në ditët në vijim. Me shumë mundësi që sot do të bashkohet në stërvitje edhe një futbollist tjetër.

Bëhet fjalë për një sulmues për të cilin është mësuar vetëm emri- Hristov dhe asgjë më shumë. Burime të ndryshme bëjnë të ditur se kemi të bëjmë me një sulmues bullgar, të tjerë thonë se lojtari është maqedonas, megjithatë çdo gjë do të zbardhet në ditët në vazhdim. Përveç tij ende nuk ka asgjë konkrete për lojtarët e tjerë që përfliten në merkato, për moldavin Sidorenko, Filin apo ndonjë tjetër. Përpjekjet e drejtuesve për të mbyllur marrëveshjet me to vijojnë pasi koha në dispozicion nuk është shumë e favorshme ngaqë ndeshjet janë në prag dhe lojtarët duhet të bashkohen sa më shpejt me ekipin.

Lexoni dhe kete

VOLEJBOLL/ KRAJA: VLLAZNIA SYNON FITOREN ME STUDENTIN

Sfida e humbur me Partizanin javën që shkoi në Shkodër me rezultatin 3-1, në fakt …