VLLAZNIA LË PAS TEUTËN. DUHEN PIKË NË GJIROKASTËR

Vllaznia ka analizuar ndeshjen e fundit me Teutën dhe konkluzioni i dalë prej saj ka qenë se ecuria e rezultateve pozitive duhet të vazhdojë sepse asgjë nuk është arritur me dy fitoret e fundit. Siç ka bërë të ditur vetë klubi shkodran, në këtë analizë në të përveç futbollistëve dhe stafit teknik ka marrë pjesë edhe administratori i klubit,  Astrit Gjyrezi. Ky i fundit ka vlerësuar skuadrën për fitoren e arritur ndaj Teutës por nga ana tjetër, ka theksuar se ajo ka ende për t’u përmirësuar në lojën e saj.

Administratori Gjyrezi u ka kërkuar futbollistëve të mos e ulin ritmin e punës, të vlerësohet maksimalisht çdo ndeshje e rradhës sepse kampionati po bëhet gjithnjë e më i vështirë dhe rezultatet pozitive duhet të vazhdojnë pasi asgjë nuk është arritur. Kanë diskutuar edhe disa nga titullarët e skuadrës të cilët edhe vetë e kanë pranuar se Vllaznia nuk ka bërë ndeshjen e saj më të mirë por në këto momente e rëndësishme marrja e pikëve e cila ka ngrohur të gjithë. Ndërkohë trajneri Ernest Gjoka ka vlerësuar fitoren por ka vazhduar të jetë kërkues ndaj futbollistëve sepse ata i pret një sfidë edhe më e vështirë këtë javë ndaj Luftëtarit.

Konkluzioni i analizës ka qenë se Vllaznia i ka të gjitha mundësitë për të marrë pikë edhe në Gjirokastër dhe me këtë objektiv do të shkojnë atje. Edhe për këtë ndeshje pritet të ketë sërish mungesa por kjo nuk e ndryshon objektivin për të marrë pikë. E sigurtë është që do të mungojë Bardulla për arsye dëmtimi ndërkohë që nesër do të vendoset përfundimisht edhe për Pjeshkën. Gjithsesi, në kampin shkodran ka entuziasëm. Skuadra tashmë është më e lirshme nga ana psikologjike dhe prej saj pritet rezultati i tretë pozitiv ditën e shtunë në Gjirokastër.

Lexoni dhe kete

VELEÇIKU KA SHUMË KËRKESA LOJTARËSH PËR PROVË

E ndërsa tek Vllaznia ende nuk dihet se kur do të nisë puna për sezonin …