Wednesday , 18 September 2019

VLLAZNIA MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME NJË KLUB NË KATAR

Premtimi i drejtuesve të klubit Vllaznia pak kohë më parë për hapje të reja në marëdhëniet ndërkombëtare dhe krijimin e bashkëpunimit me klube të huaja, ka filluar të bëhet realitet. Drejtori sportiv i tij, turku Engin Firat prej tre ditësh ndodhet në Katar, aty ku ka arritur edhe marrëveshjet e para. Gjatë ditës së djeshme është siguruar një bashkëpunim me një nga Akademitë më të mirë në botë, atë “Aspire” të Dohas,  ndërkohë që sot është firmosur marrëveshja e bashkëpunimit me klubin “Muaither” të këtij vendi. Kjo gjë bëhet e ditur përmes faqes zyrtare të klubit shkodran në të cilën thuhet se ” një marrëveshje e tillë synon krijimin e marëdhënieve të mira të bashkëpunimit midis dy klubeve, duke filluar nga ndeshjet e përbashkëta të ekipeve të para, realizimin e kampeve stërvitore të përbashkëta apo dhe pjesmarrja në turne të ndryshme.

Po ashtu edhe për punën e përbashkët me skuadrat e të rinjve si dhe ndihmën e njëra- tjetrës në periudha të ndryshme të transfertave të lojtarëve. Kjo marrëveshje do t’I shërbejë Klubit të Futbollit Vllaznia për krijimin e mundësive të reja të zhvillimit për klubin si në aspektin e përgatitjes së ekipit por dhe për tranfertat e lojtarëve”. Ndoshta jo rastësisht por shkodranët kanë zgjedhur Azinë e largët për të nisur bashkëpunimin, edhe ngaqë atje interesi financiar mund të jetë më i madh. Jo më kot, drejtori Firat që në momentin e prezantimit të tij tek Vllaznia, i pyetur në lidhje me borxhet e klubit, nuk u pat shprehur shumë i shqetësuar për to sepse sipas tij, një lojtar të shitet, mund të paguhen të gjitha këto borxhe. Ndoshta e ka patur fjalën për ndonjë lëvizje të tillë të ndonjërit prej lojtarëve aktualë drejt Katarit megjithatë merkatoja e janarit mund të zbulojë më shumë gjëra në lidhje me këtë gjë. E rëndësishme është që puna ka nisur dhe tek Vllaznia e kanë marrë shumë seriozisht këtë gjë.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL/ VLLAZNIA FIRMOS ME RAKAJN E MEMÇAJN

Vllaznia e basketbollit të meshkujve nuk është përqendendruar vetëm tek blerja e lojtarëve të huaj …