Tuesday , 17 October 2017

VLLAZNIA, MBËRRIN MBROJTËSI DUPOVAC. RINOVON BARDULLA

Amer Dupovac është futbollisti i rradhës që ka ardhur për t’u provuar tek Vllaznia. Ai ka mbërritur pasditen e së martës në Shkodër dhe po këtë ditë ka zhvilluar seancën e parë me kuqeblutë ndërkohë që do të jetë në fushë edhe në testin miqësor kundër Kastriotit. Madje, kjo miqësore do të jetë përcaktuese për të ardhmen e tij. Dupovac mësohet se është 26 vjeç, me kombësi boshnjake dhe që në karrierën e tij ka luajtur përveçse me Sarajevon, edhe me ekipin e njohur Sherif Tiraspol të Moldavisë ndërkohë që në sezonin e fundit ka qenë pjesë e ekipit Split të Kroacisë.

Boshnjaku do të kërkojë të bindë trajnerin Cungu për aftësitë e tij dhe natyrisht që nëse bind me vlerat që do të shfaqë, pastaj do të jetë në dorën e drejtuesve të klubit për të gjetur akordin financiar me këtë futbollist. Nga ana tjetër, në miqësoren ndaj Kastriotit do të provohen edhe futbollistët e tjerë të ardhur në provë së fundi por jo portieri Azisi i cili është larguar tashmë nga stërvitja e Vllaznisë dhe nuk do ta vazhdojë më provën. E ndërsa tek skuadra shkodrane vazhdojnë ardhjet dhe ikjet e lojtarëve, drejtuesit e klubit i kanë kushtuar rëndësi edhe rinovimit të kontratave me futbollistët aktualë. Paraditen e së mërkurës ka hedhur firmë në kontratë edhe mesfushori Florind Bardulla.

Siç ka bërë të ditur vetë klubi në njoftimin e tij, marrëveshja me këtë futbollist është 2 vjeçare ndërsa në ditët e ardhshme pritet të arrihet akordi edhe me portierin Selimaj dhe mesfushorin Krymi, të vetmit që ende nuk kanë rinovuar nga kontigjenti aktual i ekipit. Vllaznia e sezonit të ri gradualisht ka nisur të marrë formë megjithatë duhen ende blerje. Sytë për momentin janë përqendruar tek mbrojtësi Dupovac ndërkohë që pritet edhe një sulmues cilësor.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL: JAVA E PARË, DY HUMBJE PËR EKIPET E VLLAZNISE

Java e parë e kampionateve të basketbollit ka rezultuar jo e suksesshme për ekipet e …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin