Saturday , 31 October 2020

VLLAZNIA MBYLL MERKATON, BRDARIÇ I KËNAQUR

Zyrtarisht mbyllet më 2 tetor, por tek Vllaznia duket se nuk presin më asnjë lojtar nga merkatoja. Trajneri Brdariç për mediat është shprehur i kënaqur me kontigjentin e lojtarëve që tashmë ka në dispozicion dhe ka deklaruar se merkatoja e kuqebluve është e mbyllur. Në fakt nuk kishte si të ndodhte ndryshe sepse kanë ardhur plot 16 lojtarë dhe tashmë ekipi është i dubluar në çdo pozicion.

Për fatin e mirë të stafit teknik, nisja e kampionatit u shty dhe kjo i ka dhënë mundësinë atij të konsolidojë siç duhet formacionin dhe po ashtu, të rrisë formën fizike të disa prej lojtarëve të ardhur.

Paraqitja në miqësoren e fundit me Kukësin ka ngrohur të gjithë dhe kjo tregon se tashmë gjërat tek Vllaznia janë në rrugën e duhur. E nëse në ardhje nuk do të ketë të tjerë futbollistë që do t’i bashkohen Vllaznisë, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me brazilianin Cassius.

Drejtuesit e klubit i kanë komunikuar atij faktin se bazuar në kontratën dypalëshe, nisur edhe nga performanca e dobët e paraqitur deri më tani, kontrata do të ndërpritet. Lojtari nuk ka qenë shumë dakord me këtë gjë, megjithatë ende nuk është e qartë nëse do ta pranojë këtë vendim dhe do të kthehet në Brazil, apo do të vijojë të mbetet në Shkodër.

Sakaq, i njëjti problem thuajse ka qenë edhe me sulmuesin moldav Sidorenco, por situata rreth tij ka ndryshuar ditët e fundit sepse ai e ka kaluar dëmtimin dhe i është bashkuar skuadrës në stërvitje. Në këtë mënyrë tashmë mbetet vetëm starti i kampionatit për të parë në fushë Vllazninë e vërtetë.

Lexoni dhe kete

NIS FUTBOLLI, NË FUNDJAVË LUHEN 4 KAMPIONATE

Lajme të mira për futbollin shqiptar. Federata ka marrë vendim ditën e sotme që më …