VLLAZNIA MBYLL VITIN 2018, NIS PUNA PËR PËRFORCIMET

Ndonëse ndeshjet zyrtare kishin ditë që ishin mbyllur, ekipi i Vllaznisë ka qenë në stërvitje deri ditën e djeshme. Kuqeblutë kanë zhvilluar “Reshit Rusi seancën e fundit stërvitore për këtë vit. Më pas, trajneri Hasan Lika dhe ndihmësit e tij Safet Osja e Ideal Lekiqi, pasi janë përshëndetur dhe uruar futbollistët për festat e fundvitit, u kanë komunikuar atyre lajmin e mirë se do të jenë pushim deri më datë 4 janar.

Pra, për pesë ditët e ardhshme kuqeblutë nuk do ta kenë mendjen aspak tek futbolli por do pushojnë dhe do shijojnë festat bashkë me familjet dhe të dashurit e tyre. Do të rikthehen në ditët e para të janarit për të vijuar sërish punën. Fillimisht në Shkodër për pak ditë para se ekipi të spostohet me shumë siguri diku jashtë vendit për zhvillimin e fazës përgatitore, e cila me shumë mundësi do të zhvillohet në Mal të Zi. Por deri atëherë askush duket se nuk do ta ketë mendjen më tek futbolli por tek festat. Dhe kjo është normale.

Por nëse futbollistët do jenë pushim, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për stafin teknik dhe drejtuesit e klubit. Ata gjatë këtyre dtëve do të jenë gjithnjë në kontakte me lojtarë dhe menaxherë të ndryshëm, me idenë e përforcimit të skuadrës për gjysmën e dytë të sezonit. Për momentin po flitet vetëm për lojtarë të huaj por nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe lojtarë nga kampionati shqiptar. Deri më tani, ende nuk ka emra konkretë megjithatë drejtuesit e Vllaznisë po mundohen që të sjellin të paktën 2-3 lojtarë si përforcim në mënyrë që ekipi të mos e vërë në diskutim ngjitjen në Superligë.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA ZHGËNJEN NË FINALE, TRAJNERI CANAJ: DREJTUESIT DUHET TË NDËRHYJNË

Ndryshe nga sa pritej, Vllaznia ka bërë një paraqitje zhgënjyese në ndeshjen finale ndaj Bylisit. …