VLLAZNIA ME 3 MUNGESA TË SIGURTA DREJT LAÇIT

Fitorja të mërkurën në Vlorë ka rikthyer entuziasmin në kampin shkodran por ndërkohë prej dy ditësh kanë nisur përgatitjet për sfidën e rradhës, atë që do të luajnë të dielën në orën 17.00 në stadiumin e Laçit ndaj skuadrës vendase. Kjo e fundit që në këtë sezon drejtohet nga shkodrani Armando Cungu, do të ketë tre mungesa të sigurta për arsye kartonash të futbollistëve të saj, por edhe Vllaznia nuk është pas në këtë drejtim. Për arsye të plotësimit të numrit katër të kartonave të verdhë, braziliani Hygor nuk do të mundet të luajë të dielën dhe përveç tij edhe mesfushori Ramadani nuk do të jetë në dispozicion të stafit teknik.

Ky i fundit ka një dëmtim në tendinë dhe është në fazën e rikuperimit. Këtyre dy lojtarëve u shtohet edhe sulmuesi maqedonas Hristov i cili jo vetëm që do të mungojë ndaj Laçit, por me shumë të ngjarë i ka dhënë lamtumirën Vllaznisë. Ai nuk ka ardhur fare në Shkodër pas hapjes së kufirit ashtu siç bënë Adili dhe Efremov e për këtë arsye pritet t’i japë lamtumirën skuadrës shkodrane. Në fakt edhe drejtuesit e kësaj të fundit nuk kanë qenë të kënaqur me lojtarin e ofruar në merkaton e janarit pasi shumicën e kohës ka qenë i dëmtuar.

Në këtë mënyrë, edhe Vllaznia me tre mungesa të sigurta nuk do ta ketë të gjithë kontigjentin e lojtarëve në dispozicion, por trajneri Jonuz ka më shumë alternativa në dispozicion se kundërshtari i tij Cungu e prandaj, padiskutim që do të synojë të marrë pikë, ndonëse konsiderohet një ndeshje shumë delikate. Laçi pas barazimit në mesjavë me Teutën, rrezikon vendin që e çon në Europë dhe për këtë arsye do të tentojë me çdo kusht fitoren ndaj Vllaznisë, megjithatë edhe kjo e fundit ende nuk ka siguruar asgjë në kampionat dhe për këtë arsye, pritet të jetë një ballafaqim shumë i fortë.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA ME MUNGESA DREJT KORÇËS PËR TË MARRË FITOREN

Pas fitores me Luftëtarin dhe ndalesës së Bylisit me Partizanin, diferenca e Vllaznisë me ballshiotët …