VLLAZNIA ME BORD TË RI, POR ILEGJITIM?!

Në mbledhjen së premtes disa vendime të marra, i hapën rrugë zhbllokimit të punës në klubin e futbollit Vllaznia, por një tjetër vendim i Asamblesë së Përgjithshme të tij, ai i emërimit të Këshillit të ri Mbikëqyrës, mund t’i çojë palët drejt Gjykatës. Kjo ngaqë sipas ligjit të pushtetit lokal, këtë kompetencë e ka kryetari i Bashkisë.

Megjithatë, Këshilli Bashkiak Shkodër në rolin e Asamblesë ka marrë vendim për emërimin e anëtarëve të rinj të Këshillit Mbikëqyrës që janë Myzafer Bushi, Hysen Zmijani, Agron Okaj, Fatjon Nurja dhe Gledis Çeliku. Kryetarja e Këshillit Bashkiak Brisela Kadija në një prononcim për mediat, e ka pranuar se një çështje e tillë mund të përfundojë edhe në Gjykatë.

Në këtë mënyrë tek Vllaznia duket se nuk do të ketë sërish qetësi por shpresohet që edhe këtë herë palët të gjejnë akordin për t’i dhënë zgjidhje problemeve që shqetësojnë futbollin shkodran.

Lexoni dhe kete

FUTBOLL FEMRA/ VLLAZNIA SHUMË PRANË TITULLIT KAMPION

Tjetër fitore e Vllaznisë në futboll për femra. Pasditen e së martës ajo ka fituar …