VLLAZNIA ME DEKLARATË, KËRKON NDIHMËN E QEVERISË

Klubi i Futbollit Vllaznia i është bashkuar klubeve të tjera të Superligës të cilët ditët e fundit i kanë kërkuar Qeverisë shqiptare mbështetje financiare për të përballuar këtë periudhë të vështirë që po kalojnë aktualisht si rrjedhojë e ndërperjes së kampionateve për shkak të përhapjes së koronavirusit. Përmes një deklarate për shtyp, klubi shkodran ka bërë të ditur se dëmet financiare të krijuara nga kjo periudhë ndërprerje janë të konsiderueshme.

“Konstatojmë se pasojat e kësaj ndërprerje do të jenë të mëdha. Ashtu si në mbarë botën sportive, edhe tek ne një gjë e tillë ka filluar të ndihet dhe sidomos tek klubet e futbolli, përfshi këtu edhe Vllazninë. Edhe për ne, është shumë e vështirë që të likujdohen detyrimet financiare mujor, sigurimet shoqërore, tatimi në burim dhe tatimi mbi fitimin, të cilat janë shifra jo të pakta në vlera. Nga ana tjetër, futbollistët kanë filluar me të drejtë të kërkojnë rrogat sepse duan të mbajnë familjet e tyre ngaqë e kanë atë mjetin e vetëm të të ardhurave.

Në këto kushte, jemi të bindur se futbolli ka nevojë për mbështetjen e shtetit. Qeveria duhet të garantojë që futbolli të mos dalë tërësisht i dëmtuar nga kjo situatë. Dëmi që po shkaktohet nga ndalimi i çdo eventi, grumbullimi dhe stërvitje, është shkatërrues për sportin. Kosova dhe vende të tjera kanë marrë ndërkohë masat për mbështetjen e sportit dhe besojmë se këtë gjë duhet ta bëjë edhe Qeveria jonë”- shkruhet ndër të tjera në këtë deklaratë të klubit kuqeblu.

Në këtë mes tashmë Vllaznisë dhe klubeve të tjera u mbetet të presin atë se çfarë do të bëjë pushteti qendror. Situata pritet të jetë e tillë të paktën edhe për muajin prill dhe për këtë arsye, pasojat pritet të jenë të mëdha. Futbolli është në pritje të zhvillimit të ngjarjeve dhe po ashtu edhe të vendimeve që do të marrë Qeveria sepse në rast mosmbështetje financiare të saj ndaj klubeve të futbollit, pritet që pasojat të jenë të mëdha tek këto të fundit, përfshi këtu edhe Vllazninë.

Lexoni dhe kete

KEQI: KËNAQËSI TË JEM GOLASHËNUESI MË I MIRË NË MALTË

Një futbollist shkodran është shpallur kampion në Maltë me ekipin e Florianës. Bëhet fjalë për …