Friday , 27 November 2020

VLLAZNIA MĖ E PLOTĖ NDAJ FLAMURTARIT. ĒINARI E PJESHKA JANĖ “OK”

Ndeshja e rradhės ndaj Flamurtarit konsiderohet shumė e rėndėsishme pėr Vllazninė dhe lajmi i mirė nė kėtė pragndeshje ėshtė padyshim rikuperimi i disa prej lojtarėve qė kanė qenė tė dėmtuar. Dy prej tyre, pikėrisht Ēinari dhe Pjeshka, janė stėrvitur normalisht me grupin duke mos shfaqur asnjė problem dhe kjo natyrisht qė tė lė tė kuptosh se ata do tė jenė tė gatshėm pėr takimin e sė shtunės. Megjithatė duhet bėrė kujdes. Mesfushori Ēinari i cili u dėmtua nė ndeshjen e parė tė kėtij viti, atė me Kukėsin, vetėm dje ka veshur pėr herė tė parė pas shumė ditėsh kėpucėt e futbollit dhe ka zhvilluar tė plotė seancėn stėrvitore.

Gjithsesi duhet parė deri nesėr  gjendja e tij dhe pastaj stafi teknik do tė vendosė pėr tė por me shumė tė ngjarė, Ēinari do tė jetė nė gjendje tė luajė ndaj vlonjatėve ditėn e shtunė. Edhe mbrojtėsi Pjeshka qė la fushėn e lojės i dėmtuar nė minutat e fundit tė ndeshjes me Partizanin, tashmė duket mė mirė. Ai ka marrė njė goditje nė kėmbė qė i ka shkaktuar jo pak dhimbje megjithatė me kalimin e ditėve, ky problem ka ardhur duke iu lehtėsuar dhe mbrojtėsi 20 vjeēar tashmė ėshtė duke u stėrvitur normalisht me pjesėn tjetėr tė skuadrės. Kjo do tė thotė se edhe ai do tė jetė nė dispozicion tė trajnerit Cungu pėr sfidėn me Flamurtarin dhe do jetė ai qė do vendosė nėse do tė luajė sėrish titullar apo jo.

Duhet pranuar se paraqitjet e Pjeshkės nė kėto tre takimet e fundit kur ka luajtur si titullar nė krahun e majtė tė mbrojtjes, pozicioni jo i preferuar i tij ky, ai ka arritur tė bėjė paraqitje tė mira duke e justifikuar plotėsisht besimin e stafit teknik. Nga ana tjetėr, njė lajm i mirė edhe pėr mbrojtėsin tjetėr Cicmil. Ai u dėmtua nė ndeshjen ndaj Kukėsit dhe u mendua se do tė qėndronte njė muaj pushim por nga java tjetėr mund tė nisė stėrvitjen sepse gjendja e tij ėshtė mė e mirė. Kėto rikthime kuptohet qė do shėrbejnė pėr mirė duke parė edhe mungesat qė skuadra ka nė ēdo ndeshje pėr shkak kartonash.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA U-21 FITON 5 – 0 NDAJ AKADEMISƋ SƋ FUTBOLLIT

Vllaznia U21 ka marre nje tjeter fitore ne kampionat dhe tashme eshte ngjitur ne kuoten …