VLLAZNIA ME MENDJEN TE BYLIS, SYNON FITOREN NË BALLSH

Vllaznia vijon me përgatitjet për ndeshjen e rradhës në kampionat, atë që do të luajë të mërkurën në Ballsh ndaj Bylisit vendas. Një përballje kjo e vlefshme për javën e 15-të të tij dhe objektivi padiskutim që do të jetë sërish fitorja. Stafi teknik do të ketë një organikë më të plotë lojtatësh në dispozicion për këtë takim dhe ky padyshim që është një lajm i mirë.

Rikthehen pas skualifikimit me kartona kapiteni Erdenis Gurishta dhe sulmuesi Ardit Hoxhaj të cilët munguan në ndeshjen e kaluar ndaj Kukësit. Po ashtu, pritet që edhe braziliani Victor da Silva të jetë në formën e tij optimale për të mërkurën.

Në këto rrethana, tashmë për trajnerin Brdariç do të ketë më shumë dhembje koke sepse duan të jenë në formacion sërish edhe Kruja e Kalaja të cilët bënë një paraqitje të mirë në sfidën e kaluar. Megjithatë, ashtu si dhe herët e tjera, gjermano- kroati i pankinës kuqeblu do t’i japë zgjidhjen e duhur këtij problemi dhe do të hedhë në fushë formacionin më të mirë, atë me të cilin do të tentojë fitoren.

Ecuria e deritanishme e Vllaznisë ka qenë e shkëlqyer dhe ajo vazhdon të udhëheq me meritë renditjen, e shkëputur 9 pikë nga ndjekëset më të afërta. Objektivi tashmë do të jetë ruajtja sa më shumë e kësaj diference dhe për këtë arsye, do të tentojë të bëjë mirë sa më gjatë të jetë e mundur.

Në Ballsh sigurisht që ekipin shkodran e pret një sfidë shumë e vështirë sepse Bylis ndodhet në pozita jo të mira në renditje dhe do të kërkojë medoemos fitoren. Por të njëjtën gjë kërkon edhe Vllaznia dhe padiskutim që ka për të qenë një ndeshje interesante e cila pritet me shumë interes në kampin kuqeblu.

Lexoni dhe kete

SMAJLAJ & BURRAJ NË POLONI PËR EUROPIANIN

Dy atletët shkodranë Izmir Smajlaj dhe Franko Burraj që prej ditës së dielë ndodhen në …