Friday , 18 September 2020

VLLAZNIA ME MUNGESA EDHE NDAJ PARTIZANIT

Seriali i mungesave tek Vllaznia vazhdon. Tashmė ajo ėshtė kthyer nė njė ritual, herė pėr arsye kartonash dhe herė pėr dėmtime. Nė Kukės javėn qė shkoi ishin tė dyja bashkė sepse trajneri Cungu nuk kishte nė dispozicion plot 6 futbollistė. Megjithatė mungesat do tė vazhdojnė sėrish.

Edhe pėr ndeshjen e ardhshme me Partizanin, ėshtė e sigurtė se do tė ketė tė tilla. Njė ėshtė e konfirmuar. Ajo e mesfushorit Florind Bardulla qė ndaj kukėsianėve mori tė tretėn e verdhė dhe pėr rrjedhojė ėshtė i skualifikuar pėr takimin e rradhės. Nė fakt, pėr drejtuesit e klubit dhe ato tė stafit teknik, kartonat e kėtij lojtari janė kthyer nė njė problem sepse ėshtė hera e dytė qė ai skualifikohet pėr to. Kuptohet, qė shpeshherė marrja e tyre ka qenė si pasojė e grintės sė shfaqur nė lojėn e tij megjithatė 6 kartona tė marrė nė 9 ndeshje tė luajtura, janė shumė.

Pėr kėtė arsye, ata “ia kanė tėrhequr veshin” atij. E nėse Bardulla mungon pėr arsye kartonash, nė ditėt nė vazhdim do tė shihet edhe gjendja shėndetėsore e futbollistėve tė tjerė qė kanė qenė tė dėmtuar si Bicaj, Pepa, Marku, Hebaj e Kapaklija. Ndėrprerja e kampionatit kėtė javė duket se ka shėrbyer pėr mirė nė kėtė drejtim dhe po punohet qė kėto futbollistė tė rikuperohen nė mėnyrė qė tė jenė tė gatshėm pėr tė luajtur javėn tjetėr ndaj Partizanit.

Kjo konsiderohet njė sfidė shumė e vėshtirė por njėkohėsisht edhe e rėndėsishme sepse kampionati ka hyrė nė njė fazė interesante dhe pėr kėtė arsye, duhen marrė pikė nė ēdo ndeshje sepse pėrndryshe skuadra rrezikon tė zbresė edhe mė poshtė nė renditje.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA PRET EDHE DILAVER, MERKATOJA ENDE E HAPUR

Vllaznia e sezonit tĆ« ri Ć«shtĆ« shndĆ«rruar nĆ« njĆ« kantier ndĆ«rtimi. Prej saj janĆ« larguar …