Tuesday , 29 September 2020

VLLAZNIA ME MUNGESA TË DIELËN NDAJ TEUTËS

Emocionet dhe kënaqësia e fitores dhe kualifikimit në Kupën e Shqipërisë tashmë është lënë pas në kampin shkodran. Dalja në tetë ekipet më të mira të vendit që do të vijojnë rrugëtimin më tej në këtë kompeticion, padyshim që është një lajm i mirë për Vllazninë dhe pretendimet e saj për në qenë në Kupat e Europës në fund të sezonit, por ndërkohë nga ana tjetër, prej dy ditësh ekipi ka nisur përgatitjet për sfidën e rradhës në kampionat. Atë që do të luajë të dielën në orën 17.00 në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit ndaj Teutës vendase. Tek kuqeblutë ka optimizëm se nuk do të dalin pa pikë as nga kjo sfidë.

Me durrsakët janë ndeshur dy herë këtë sezon dhe në dy të rastet është fiksuar rezultati i barabartë 0-0 si në Durrës ashtu edhe në Shkodër. Tashmë është hera e tretë që ata do jenë sërish përballë njëri- tjetrit dhe kuptohet që objektivi është t’i shkëpusin fitoren kundërshtarit. Tek Vllaznia ndërkohë do të ketë mungesa. E sigurtë është që mungon për arsye skualifikimi me kartona mesfushori Shtubina ndërkohë që në dilemë është mbrojtësi Malota.

Ky i fundit u largua i dëmtuar nga fusha në ndeshjen me Tiranën dhe ende nuk është e sigurtë nëse do të bëhet për lojë apo jo të dielën, ngaqë ka munguar edhe në Vlorë në mesjavë në ndeshjen e kupës ndaj Flamurtarit. Ndërkohë, Vllaznia në Durrës do të gjejë si kundërshtar tre ish- pjestarë të saj, pikërisht trajnerin aktual të Teutës Edi Martinin dhe futbollistët Arlind Kalaja dhe Rubin Hebaj. Megjithatë, objektivi do të jetë i qartë: Kuqeblutë do jenë në fushë me objektivin e vetëm për të mos dalë pa pikë nga ky takim.

Lexoni dhe kete

LIBOHOVA & DUKA: PRESIM REAGIMIN E QEVERISË PËR FUTBOLLIN

Kaosi në futbollin shqiptar vazhdon ende dhe po ashtu edhe bojkoti. Të gjithë ekipeve janë …