VLLAZNIA ME MUNGESA TË SHUMTA DREJT GJIROKASTRËS

Sfida e rradhës për ekipin e Vllaznisë është ajo që do të luajë pasditen e së dielës në Gjirokastër ndaj Luftëtarit vendas. Në pamje të parë duket se kemi të bëjmë me një sfidë të lehtë ngaqë kundërshtari tashmë ka rënë nga Superliga, por në fakt ai po tregon se po e respekton deri në fund kampionatin. Një gjë e tillë ia vështirëson edhe më shumë gjërat ekipit shkodran që në këtë përballje do të ketë edhe disa mungesa të rëndësishme në formacion.

Kështu, përveç të zakonshmëve tashmë Ramadani, Hygor e Bardulla që mungojnë drejt disa javësh për arsye dëmtimesh, në këtë ndeshje do të mungojë edhe mbrojtësi maqedonas Gligorov që ka disa ditë që nuk ka dalë në stërvitje me ekipin. Përpos tyre, ndaj Luftëtarit mungon për arsye kartonash edhe mesfushori Krymi dhe për rrjedhojë, numri I futbollistëve të padisponueshëm për trajnerin Dedja shtohet edhe më shumë. Kjo do të thotë se atij do t’I duhet që nesër të modifikojë formacionin anti- Luftëtari.

Një gjë e tillë nuk duhet të jetë justifikim sepse objektivi I skuadrës është I qartë për këtë përballje: Vetëm fitore! Kur kanë mbetur edhe 5 javë nga fundi I kampionatit, për Vllazninë duket se gjërat nuk po shkojnë ashtu si duhet, megjithatë ka ende shpresa se mund t’ia dalin t’I largohen vendit të tetë të renditjes, vend ky që do ta çonte atë në play-out. Para së gjithash për të shpresuar këtë gjë, kuqeblutë duhet të bëjnë mirë detyrën e tyre për të marrë sa më shumë pikë në ndeshjet e mbetura dhe për këtë arsye, trepikëshin në Gjirokastër e kanë detyrë.

Lexoni dhe kete

VATA: VLLAZNIA DUHET TË JETË PJESË E ELITËS

Nëse Vllaznia neglizhon ndaj kundërshtarit mund të dalin e humbur nga sfida me Besëlidhjen. Shprehet …