VLLAZNIA ME MUNGESA TË SHUMTA DREJT GJIROKASTRËS

Kur kanë mbetur edhe pesë ndeshje deri në fund të kampionatit, tek Vllaznia ende kanë shpresa për t’i shpëtuar zonës play-out. Kjo duket paksa e vështirë sepse kundërshtari më i afërt i saj, Bylis, ndodhet katër pikë larg. Një diferencë e tillë edhe mund të jetë e rikuperueshme, por skuadra shkodrane duhet të jetë sa më efikase në këto takime për të synuar marrjen e pikëve maksimale. Por nuk do të jetë e lehtë.

Madje, duke filluar nga takimi i rradhës, ai që do të luajë ditën e dielë në Gjirokastër ndaj Luftëtarit. Marrja e tre pikëve nuk do të jetë e lehtë, pavarësisht se kundërshtari tashmë është i rënë nga kategoria. Tek Vllaznia edhe në këtë përballje, nuk do të jetë i gjithë kontigjenti i gatshëm për stafin teknik. Përpos Ramadanit e Hygor që vazhdojnë të kenë probleme me dëmtimet dhe duket se e kanë mbyllur sezonin, ka edhe lojtarë të tjerë që kanë shfaqur shqetësime.

Njëri prej tyre është mbrojtësi Gligorov i cili është në dyshim nëse do të luajë apo jo të dielën. Nga ana tjetër, do të ketë edhe mungesa për arsye kartonash. Mesfushori Krymi ka plotësuar numrin katër të të verdhave dhe si rrjedhojë është i skualifikuar për këtë javë. Për të gjitha këto arsye, trajneri Dedja për të kompletuar skuadrën, ditët e fundit ka thirrur në ekipin e parë edhe katër futbollistë 19 vjeçarë.

Gjatë kësaj jave, ekipi kuqeblu ka zhvilluar nga dy seanca në ditë, me objektiv për rritjen e parametrave fizikë e tashmë duhet parë reagimi i tij në fushën e lojës. E rëndësishme është që Vllaznia të mos heqë dorë nga objektivi i saj për të mos shkuar në play-out.

Lexoni dhe kete

KOMBËTARJA E BOKSIT GRUMBULLOHET NË VELIPOJË

Kombëtarja shqiptare e boksit prej dy ditësh është grumbulluar në Velipojë teksa do të qëndrojë …