Thursday , 25 February 2021

VLLAZNIA ME NDRYSHIME NË FORMACION NDAJ SKËNDERBEUT

Vllaznia po i jep dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen që do të luajë ndaj Skënderbeut ditën e dielë në Korçë. Stafi teknik thuajse tashmë ka krijuar edhe një ide të qartë për mënyrën si do të luajë skuadra në këtë takim, e po ashtu edhe për formacionin që do të hedhë në fushë nga minuta e parë.

Kuptohet që nuk ka qenë e lehtë zëendësimi i 5 lojtaëve që do të mungojnë për këtë sfidë. Trajneri Brdariç dhe stafi i tij tashmë kanë fiksuar edhe ndryshimet e mundshme në formacion, teksa nuk do të mungojnë edhe surprizat.

Më të mëdha, ato do të jenë në repartin e mbrojtjes ku pritet që dyshja e qendrës të jetë e formuar nga Dajan Shehi dhe Tim Brdariç, ndërsa në të majtë do të luajë Nertil Hoxhaj. Ndryshime do të ketë edhe në sulm sepse këtë herë mendohet ta nisë si titullar nga minuta e parë sulmuesi Albion Avdijaj. Pavarësisht këtyre lëvizjeve, objektivi i Vllaznisë është i qartë dhe ai është fitorja e këtij takimi.

Nga ana tjetër, Federata Shqiptare e Futbollit mësohet se i ka dhënë urdhër klubit të Skënderbeut për pastrimin e borës nga stadiumi ku do të luhet ndeshja të dielën. Ky proces tashmë ka nisur dhe sfida ndaj Vllaznisë pritet të zhvillohet në një terren të mirë.

Kjo është një arsye më shumë që ekipi shkodran të jetë i vendosur për ta fituar me çdo kusht këtë ndeshje dhe për të ruajtur distancën prej 6 pikësh me ndjekësen e saj më të afërt.

Lexoni dhe kete

AKADEMIA VLLAZNIA, DY FITORE TË THELLA NË JAVËN E 13-të

Ka rezultuar e suksesshme java e 13-të e kampionateve të moshave për ekipet e Akademisë …