VLLAZNIA ME NDRYSHIME NË FORMACION TË ENJTEN

Sfida e kthimit ndaj Shiroki Brijeg po afron dhe tek Vllaznia po i japin dorën e fundit përgatitjeve. Atmosfera në rradhët e saj duket shumë pozitive dhe tek të gjithë pjestarët e kampit kuqeblu ka besim se mund t’ia dalin të përmbysin rezultatin 1-3 të ndeshjes së parë.

Skuadra do të zhvillojë edhe një seancë të fundit ditën e mërkurë dhe më pas do të grumbullohet në prag të takimit. Tek të gjithë futbollistët por edhe pjestarët e stafit teknik ka besim se mund t’ia dalin të marrin rezultatin e duhur që do ta kualifikonte Vllazninë për në turin e dytë të “Conference League”.

Në pankinë për këtë ndeshje do të mungojë trajneri Brdariç që u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e kaluar, por kjo nuk do të ndikojë sepse me Plorin në pankinë apo dhe me komunikimet me trajnerin, skuadra do të funksionojë.

Sa i takon formacionit, pritet që stafi teknik të bëjë dy- tre lëvizje teksa do të aktivizohen lojtarë me karakter sulmues dhe këtu përfshihen emra të tillë si Da Silva, Gjurgjeviç apo Latifi.

Ideja është për të shënuar sa më shpejt golin e parë dhe pastaj për ta menaxhuar si duhet lojën, në kërkim të golit të dytë që do ta çonte ndeshjen në shtesë. Sa i takon biletave, deri mesditën e së martës mësohet se janë shitur 3500 të tillë, çka do të thotë se deri nesër do të jetë i shitur i gjithë kapaciteti i lejuar i biletave të stadiumit.

Tifozët shkodranë duken të etur për të qenë në stadium dhe ata premtojnë t’i japin mbështetjen e duhur futbollistëve për përmbysjen e rezultatit të ndeshjes së parë.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL/ VLLAZNIA MUND TEUTËN 90 – 71

Basketbollistët e Vllaznisë kanë bërë një paraqitje të shkëlqyer në finalen e dytë ndaj Teutës, …