VLLAZNIA ME OBJEKTIV FITOREN NDAJ ERZENIT

Pasditen e së shtunës Vllaznia do të zhvillojë ndeshjen e fundit të këtij sezoni në Shkodër. Në orën 16.00 ajo do të përballet në stadiumin “Loro Boriçi” me ekipin e Erzenit të Shijakut dhe kuptohet se objektivi është për ta mbyllur me sukses këtë fazë të tretë të kampionatit. Stafi teknik është duke bërë përgatitjet e fundit me ekipin dhe tashmë çdo gjë duket gati. Për këtë takim nuk do të ketë të gatshëm tre prej titullarëve por kjo nuk duket se përbën ndonjë problem.

Kështu, portieri Sherri ende nuk është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi që ka patur dhe nuk do të mundet të luajë as në këtë ndeshje. Po ashtu edhe mesfushori Hajdari ka problem dëmtimi dhe nuk do të luajë ndërkohë që sulmuesi Zogaj ka plotësuar numrin katër të kartonave të verdhë dhe është I skualifikuar. Por kjo nuk përbën asnjë shqetësim për trajnerin Canaj sepse ai mund të lërë pushim edhe ndonjë tjetër titullar në mënyrë që të mendojë për takimin final ndaj Bylisit.

Objektivi për sfidën ndaj Erzenit kuptohet që është fitorja ndërkohë që në fund të saj do të zhvillohet edhe ceremonia e dorëzimit të kupës për ekipin e Vllaznisë si kampion I Grupit A. Përfaqësuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit do t’ia dorëzojnë atë kapitenit Lika, megjithatë fokusi është tek kupa tjetër, tek fitimi I titullit kampion I kategorisë së parë javën e ardhshme.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA ZHGËNJEN NË FINALE, TRAJNERI CANAJ: DREJTUESIT DUHET TË NDËRHYJNË

Ndryshe nga sa pritej, Vllaznia ka bërë një paraqitje zhgënjyese në ndeshjen finale ndaj Bylisit. …