VLLAZNIA ME PROBLEME DĖMTIMESH PARA TIRANĖS

Takimi i kėsaj fundjave ndaj Tiranės konsiderohet shumė i rėndėsishėm pėr ecurinė e mėtejshme tė Vllaznisė nė kampionat dhe nė njė aspekt tė tillė, vlerėsimi pėr tė duket maksimal nė kampin shkodran. Por nga ana tjetėr, kjo pragndeshja po shoqėrohet me disa probleme pėr stafin teknik tė kuqebluve sepse mundet qė ai tė mos i ketė tė gjithė futbollistėt nė dispozicion pėr ndeshjen e sė shtunės. Janė tė paktėn tre futbollistė qė janė nė pikėpyetje pėr kėtė ndeshje duke filluar nga kapiteni Shtubina dhe duke pėrfunduar tek dy mbrojtėsit e krahėve, Marku e Pjeshka. Ato gjatė dy ditėve tė fundit kanė zhvilluar njė stėrvitje tė diferencuar.

Stafi mjekėsor po bėn maksimumin qė tė tre kėta futbollistė tė jenė nė fushė kėtė fundjavė por ende askush nuk mund tė thotė me siguri nėse do jenė apo jo. Fizioterapisti Haxhaja shprehet se gjėrat nuk janė tė lehta e pėr kėtė nuk ka dėshirė qė tė ngutet pėr tė folur pėr rikuperimin e tyre. Nėse nuk do munden tė luajnė, sigurisht qė ky do tė jetė njė problem i madh pėr trajnerin Cungu sepse do tė krijonte shumė boshllėk pėr krijimin e formacionit me tė cilin Vllaznia do tė luajė ndaj bardhebluve. Sidomos mungesa e Shtubinės nė sulm dhe e Pjeshkės nė krahun e djathtė tė mbrojtjes, do tė ndihej shumė sepse nuk ka alternativa pėr t’i zėvendėsuar megjithatė deri tė shtunėn gjėrat mund tė marrin rrjedhė tjetėr.

Kuptohet qė vėmendja e kampionatit nė javėn e parafundit tė tij ėshtė e pėrqendruar edhe tek sfida Bylis- Flamurtari dhe ndoshta njė rezultat tjetėr pėrveē fitores sė ballshiotėve, mund tė mos e bėjė tė nevojshme marrjen e pikėve nga Vllaznia ndaj Tiranės. Megjithatė, skuadra shkodrane ėshtė e sigurtė nė objektivin e saj pėr tė marrė pikė pasnesėr ndaj bardhebluve sepse dėshiron tė mbajė vendin e gjashtė nė renditje.

Lexoni dhe kete

FSHB VENDOS: KAMPIONATI DO MBYLLET NƋ PARKET

NdonĆ«se gjysma e ekipeve pjesmarrĆ«se tĆ« kampionatit kombĆ«tar tĆ« basketbollit pĆ«r meshkuj kishin kĆ«rkuar qĆ« …