VLLAZNIA ME SYTË NGA ADMINISTRATORI I RI

Shtyrja e herëpashershme e nisjes së punës tek Vllaznia duket se tashmë do të marrë fund. Pas miratimit edhe të shumës prej 200 milionë lekësh nga Bashkia Shkodër, shumë që do të shërbejë për mbarëvajtjen e anës financiare të klubit për pjesën e mbetur të vitit, tashmë nuk mbetet gjë tjetër veçse emërimi I drejtuesve të rinj. Duke filluar nga administratori për të cilin pritet OK-I përfundimtar nga Këshilli Mbikëqyrës. Bëhet fjalë për emërimin e Suad Licit në vend të Astrit Gjyrezit që dha dorëheqjen një muaj më parë nga ky post. Ish- futbollisti I njohur ka kohë që përflitet për këtë pozicion dhe madje edhe kryebashkiakja Ademi e ka pranuar se ka patur një kontakt me të dhe tashmë mbetet vetëm emërimi I tij.

Po ashtu, menjëherë pas tij pritet edhe caktimi I drejtorit të ri sportiv dhe I trajnerit të skuadrës së parë. Për këtë të fundit, emri më I lakuar ka qenë ai I Ervis Krajës ndërsa për postin tjetër, janë përfolur shumë emra dhe saktësisht nuk dihet kush do ta mbajë atë. E rëndësishme është që puna të nisë sa më shpejt. Për t’u bërë gati për kampionatit, një skuadre I duhen minimumi 6 javë kohë.

Ky afat tek Vllaznia fillon nga e hëna. Saktësisht nuk mund të thuhet se kur do të nisë stërvitja por e sigurtë thuhet se do jetë brenda javës së ardhshme. Vllaznia e re ende nuk dihet si do të jetë e ndërtuar. Më së shumti, në emrat që do ta përfaqësojnë atë si në drejtim ashtu edhe në pankinë dhe në fushë. Dilema këto që tashmë ka ardhur momenti për t’u zgjidhur.

Lexoni dhe kete

FUTBOLLISTËT E VLLAZNIA NË ANKTH, KA PASIGURI PËR TË ARDHMEN

Shumë prej futbollistëve të Vllaznisë janë në ankth për të ardhmen e tyre. Kontratat që …