Breaking News

VLLAZNIA ME TRE MUNGESA TË HËNËN NDAJ PARTIZANIT

Pas barazimit ndaj Kukësit, Vllaznia ka nisur menjëherë përgatitjet për sfidën e rradhës, atë që do të luajë të hënën në orën 18.00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Një ballafaqim shumë i vështirë, megjithatë shkodranët do të kërkojnë fitoren sepse vetëm kështu mund të shpresojmë për t’iu larguar vendit të tetë të renditjes. Kuqeblutë në dy ditët e fundit kanë nisur ta përgatisin sfidën ndaj të kuqve dhe stafi teknik po mendon për të gjitha detajet e këtij takimi.

Megjithatë, jo të gjithë lojtarët i kanë patur në dispozicion gjatë këtyre ditëve dhe po ashtu, nuk do t’i kenë as për sfidën e së hënës. Klubi shkodran përmes faqes së tij zyrtare ka konfirmuar dje se mesfushori Ramadani dhe sulmuesi Hristov nuk kanë qenë në stërvitje me ekipin pasi janë duke punuar me stafin mjekësor për rikuperimin e dëmtimeve që ato kanë. Kjo do të thotë se këta dy futbollistë do të mungojnë edhe këtë ndeshje. Për Ramadani i cili u largua i dëmtuar nga fusha e lojës në takimin ndaj Skënderbeut, sfida ndaj të kuqve të hënën do të jetë e dyta rradhazi që nuk do të jetë në dispozicion të stafit teknik.

Ndërkohë për sulmuesin maqedonas do të jetë sfida e tretë që nuk po luan pasi nuk ka qenë i gatshëm as për takimin ndaj korçarëve. Këtyre dy mungesave do t’i shtohet edhe ajo e mbrojtësit Herald Marku i cili është ndëshkuar me karton të verdhë dhe ka plotësuar numrin 4 të tyre duke qenë i skualifikuar për takimin e rradhës. Por pavarësisht këtyre mungesave, objektivi i Vllaznisë për sfidën e së hënës në orën 18.00 ndaj Partizanit është një vetëm një: Fitorja.

Kjo ngaqë kuqebluve “nuk u bën derman” asnjë rezultat tjetër për vetë pozitat ku ndodhen në tabelën e renditjes. Megjithatë, edhe të kuqtë do të tentojnë rezultat pozitiv pasi po kalojnë një moment jo të mirë dhe kuptohet që do synojnë edhe ata kthesën në Shkodër.

Lexoni dhe kete

KADIJA: MUNGOJNË PASQYRAT FINANCIARE TË K.F “VLLAZNIA”

Mungesa e pasqyrave financiare të vitit 2018-te të cila janë dashur të miratohen nga Keshilli …