Wednesday , 21 February 2018

VLLAZNIA MENDJEN TEK LUSHNJA. FITORJA, DOMOSDOSHMËRI

Vllaznia ka analizuar humbjen e fundit me Skënderbeun dhe ajo ka kaluar pa ndëshkime. E zhvilluar pasditen e së martës, ajo ka zgjatur rreth 60 minutave dhe nga sa ka bërë të ditur vetë klubi shkodran në këtë analizë, më shumë ka folur administratori i cili u ka shpjeguar edhe njëherë futbollistëve situatën në të cilën ndodhet skuadra dhe ka kërkuar prej tyre të marrë vesh arsyet që çuan në këto dy humbje në dy ndeshjet e para të këtij viti. Pas tij, e kanë marrë fjalën njëri pas tjetrit kapiteni Lika, Vucaj, Sukaj, Malota, Kalaja e Marku të cilët kanë bërë autokritikë për këto rezultate por nga ana tjetër, kanë theksuar se e gjitha kjo që po ndodh është vetëm psikologjike sepse skuadra në stërvitje është shumë mirë dhe do të mjaftojë një fitore për të dalë nga kjo situatë. Në fund ka marrë fjalën edhe trajneri Gjoka i cili pikësëpari ka dashur të marrë mbi vete gjithë përgjegjësinë e gjithë kësaj situate të krijuar por ndërkohë u ka kërkuar futbollistëve reagim që në ndeshjen e rradhës me Lushnjën e cila në vetvete duhet menduar si një finale sepse tashmë nuk lejohen më gabimet.

Por nga ana tjetër, klubi Vllaznia ka reaguar edhe në lidhje me disa lajme që kanë qarkulluar në lidhje me një largim të mundshëm të trajnerit Gjoka, madje duke u përmendur edhe emra kandidatësh. Sipas klubit, sajesa të tilla nuk e ndihmojnë aspak ekipin, madje lajme të tilla jo vetëm prishin harmoninë në skuadër por edhe ndikojnë në ecurinë e mëtejshme të saj. “Ne jemi të vendosur për të mbështetur futbollistët dhe stafin teknik për nxjerrjen e ekipit nga kjo situatë sepse besojmë se i kanë mundësitë dhe aftësitë për ta bërë një gjë të tillë”- thuhet në fund të reagimit të klubit shkodran. Por pavarësisht këtyre gjërave, e rëndësishme është që vëmendja e skuadrës të përqendrohet tek sfida e së shtunës ndaj Lushnjës. Një ndeshje që duhet fituar patjetetër nëse Vllaznia dëshiron të mos ia rëndojë dhe më shumë pozitat vetes në renditjen e kampionatit.

Lexoni dhe kete

GJOKA: FITORJA NDAJ TEUTËS ISHTË NJË FITORE QETËSIE

Fitorja e së hënës ndaj Teutës i ka dhënë qetësinë e duhur Vllaznisë në rrugën …