Monday , 28 September 2020

VLLAZNIA MENDON TËRHEQJEN NGA LIGA BALLKANIKE

Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u luajtur për fazën eliminatore të Ligës Ballkanike, ekipi I basketbollit të meshkujve të Vllaznisë është duke menduar seriozisht për tërheqjen nga ky kompeticion. Burime pranë drejtuesve të shoqatës së basketbollit shkodran bëjnë të dtur se shkak për këtë janë disa arsye që kanë të bëjnë me organizimin e dobët të kësaj Lige në këtë sezon. Kjo u pa që në fillim kur ndonëse u premtua se pjesmarrëse do të ishin tetë skuadra, në fakt kompeticioni filloi me vetëm pesë. Përpos kësaj, arbitrimet me nivel të ulët dhe mënyra e përcaktimit të tyre, caktimi i datave të ndeshjeve pa u konsultuar me ekipet etj.

Kjo edhe ngaqë dihet se Liga Ballkanike vitet e fundit është akuzuar edhe nga ekipet e tjera në përcaktimin e rezultateve e rezultateve dhe ashpërsinë në komunikim të drejtuesit të kësaj lige, izraelitit Shay Shtriks. Vlera e saj si Ligë nuk ështëe ajo e fillimit dhe kujtojmë se gjatë verës ka patur një deklaratë në bllok të ekipeve bullgare për bojkotimin e saj.

Nje nder medyshjet e drejtuesve kuq e blu mund të jetë dhe fokusimi tek kupa dhe kampionati kombetar, gjë që është theksuar shpesh herë në intervistat e presindetit Xhaferi. Gjithsesi java qe vjen pritet te na ofroj me teper informacion zyrtar dhe mbase ekipi nuk do të jetë i gatshëm të udhëtojë për sfiden e mesjaves ndaj Rahovecit në Kosovë.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA MIQËSORE ME KUKËSIN TË SHTUNËN NË TIRANË

Nuk kanë fund miqësoret për ekipin e Vllaznisë. Mosnisja ende e kampionatit të ri, ka …