Thursday , 1 October 2020

VLLAZNIA MERR EDHE AMERIKANIN MARTIN JORDAN

Një amerikan largohet nga Vllaznia dhe një tjetër vjen. Drejtuesit kuqeblu nuk e kanë lënë për shumë kohë bosh vendin e krijuar nga largimi i Perine drejt Francës. Prej dy ditësh ka mbërritur në Shkodër dhe ka nisur stërvitjen me ekipin një tjetër lojtar amerikan. Bëhet fjalë për Martin Xhordan, i cili është i gjatë 2.04 metra dhe luan në pozicionin qendër. Në fakt ky lojtar nuk është i panjohur për shkodranët sepse në këtë sezon e kanë patur dy herë kundërshtar. Themi kështu sepse Xhordan ka qenë deri para pak ditësh pjesë e ekipit të Pejës së Kosovës dhe me Vllazninë është ndeshur si kundërshtar në ndeshjet e Ligës Ballkanike.

Presidenti Xhaferi ka shfrytëzuar faktin që lojtari shtatëlartë i ka shkëputur marëdhëniet me ekipin kosovar dhe ka nxituar ta veshë kuqeblu. Konsiderohet një përforcim i rëndësishëm për më tepër në një pozicion ku ekipi kishte nevojë për ndërhyrje.

Ardhja e Xhordan është bërë në momentin e duhur sepse kampionati tashmë është ndërprerë për shkak të grumbullimit të ekipit kombëtar dhe për këtë arsye, trajneri Vujaçiç do të ketë më shumë kohë në dispozicion për harmonizimin e këtij lojtari me pjesën tjetër të ekipit. Xhordan pritet të jetë në fushë që në ndeshjen e rradhës ndaj Partizanit dhe do të japë kontributin e tij për marrjen e një tjetër fitoreje. Vllaznia do të rivalizojë deri në fund për fitimin e titullit kampion dhe për këtë arsye, ardhja edhe e Xhordan padyshim që ka ndikuar për mirë sepse tashmë ekipi është forcuar edhe në pozicionin 5 ku kishte nevojë.

Lexoni dhe kete

AKADEMIA VLLAZNIA HAP DYERT PËR FËMIJËT E SHKODRËS

Një aktivitet shumë interesant ka qenë ai I paradites të së dielës në fushën sportive …