VLLAZNIA MERR FITOREN E DYTË RADHAZI NË LIGËN BALLKANIKE

Vllaznia në basketboll për meshkuj ka marrë fitoren e dytë rradhazi në Ligën Ballkanike dhe të katërtën për këtë sezon. Pasditen e së martës ajo ka fituar me rezultatin 82-66 në Rozhajë të Malit të Zi ndaj skuadres vendase Ibar. Në fakt takimi nuk ka nisur mirë për kuqebluë dhe kanë qenë malazezët ata që e kanë filluar ne avantazh duke mbyllur periodën e parë me shifrat 19-12 në favorin e tyre. Një diferencë që ka ardhur duke u ngushtuar në të dytën nga shkodranët dhe për rrjedhojë ekipet shkojnë në pushim me shifrat 37-34 gjithnjë në favor të Ibar. Por pjesa e dytë e ndeshjes do të ishte krejt ndryshe.

Vllaznia reagon dhe dominon në fushën e lojës duke arritur jo vetëm të barazojë por edhe të kalojë në avantazh. Në sekondën e fundit të kësaj periode, rezultati ishte 54-50 në favor të saj dhe ka qenë kapiteni Shestani që me një gjuajtje nga një distancë e largët e ka thelluar edhe më shumë atë duke bërë që kjo periodë të mbyllej me rezultatin 57-50. Një epërsi e tillë por edhe loja gjithnjë në rritje e kuqebluve ka bërë që perioda e katërt të flasë vetëm për ta dhe diferenca ka ardhur duke u rritur teksa i gjithë takimi është mbyllur me shifrat 82-66.

Me këtë fitore, Vllaznia ka barazuar Ibarin në renditje teksa të dy ekipet kanë tashmë nga 14 pikë dhe shanset e Vllaznisë për të qenë në plej-of tashmë janë maksimale. Ndeshjen e rradhës ajo do ta luajë në Kosovë me Rahovecin më 18 mars ndërkohë që takimi i fundit i fazës së tretë do të jetë ai që do të luajë me bullgarët e Akademik në Shkodër më 24 mars. Por ndërkohë, kuqeblutë përveç Ligës Ballkanike, duhet të fokusohen edhe tek kampionati dhe në fundjavë do të presin në Shkodër ekipin e Tiranës, në një ndeshje shumë të fortë, të cilën patjetër që do të synojnë për ta fituar.

Lexoni dhe kete

SHTUBINA: ASNJË NËNVLERËSIM PËR FLAMURTARIN, DUHEN TRE PIKËT

Kampionati i Superligës rikthehet të mërkurën me ndeshjet e javës së 27-të dhe në Vlorë, …