VLLAZNIA MERR FITOREN E DYTE RRADHAZI, MPOSHT TEUTEN

Fitorja në Lushnjë nuk ka qenë e rastësishme për ekipin e Vllaznisë një javë më parë. Shkodranët mposhtën sonte edhe ekipin e Teutës së Durrësit në shtëpi. Me një dominim në pjesën e parë dhe shumë kujdes në të dytën, kuqeblutë arritën një fitore të pastër ndaj durrsakëve, me rezultatin 2 – 0. Kjo edhe falë golave të shënuar që në pjesë e parë nga Çinari dhe Malota.

Në fakt, të parët do të rrezikonin durrsakët. Do të ishte mbrojtësi shkodran, Esin Hakaj, që do të lëshonte një gjuajtje të fuqishme nga jashtë zone por topi do të ndalej nga shtylla horizontale. Më pas shkodranët do të zgjoheshin dhe do të sulmonin më tepër në drejtim të portës së Teutës. Pikërisht në minutën e 27′ Çinari do të zhbllokonte shifrat me anë të një supergoli nga jashtë zone. Por, pavarësisht golit të shënuar, ekipi i Gjokës do hidhej në kërkim edhe të golit të dytë. Do të ishte mbrojtësi Malota në minutën e 38′ që do të shënonte me kokë pas një goditje këndi. Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e dy golave për shkodranët. Në të dytën, Vllaznia mundohet të administrojë rezultatin dhe të arrijë te porta kundërshtare me anë të kundersulmeve. Nga ana tjetër, Teuta kërkon gjejë golin e parë, por pa rezultat deri në përfundim të 90 minutave loje.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA NË PRAG TË NJË REFORME, SKUADRA DO RINOVOHET

Tek Vllaznia ka nisur të flitet prej ditësh për largime futbollistësh. Pas Kalajës edhe Çinarit …