Breaking News

VLLAZNIA MERR FITOREN E PARË NË LIGËN BALLKANIKE

Pas 11 ndeshjesh në Ligën Ballkanike, Vllaznia e basketbollit të meshkujve më në fund ka marrë fitoren e parë në këtë kompeticion. Mbrëmjen e së mërkurës ajo ka fituar 73-68 ndaj kosovarëve të Rahovecit në ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në prani të rreth 1 mijë tifozëve shkodranë. Kuqeblutë e kanë udhëhequr takimin nga fillimi e deri në fund dhe pavarësisht një barazimi në minutën e fundit pikërisht në shifrat 68 me 68, falë aftësive të Perine , ata ia kanë dalë të shënojnë pikët e fitores që ka sjellë edhe entuziasmin në kampin shkodran. Entuziasëm që ka përfshirë edhe vetë trajnerin Gospodinov që në prononcimin e tij për mediat e ka quajtur historike këtë fitore.

Ndërkohë trajneri i Rahovecit Ilievski e ka pranuar humbjen sepse sipas tij, skuadra që ai drejton gaboi në momente të veçanta.

Vllaznia ndërkohë duhet të lërë prapa ndeshjen me Rahovecin dhe të nisë të mendojë për sfidën e rradhës për kampionat, atë që do të luajë ditën e shtunë po në Shkodër ndaj Partizanit.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA E KA DETYRIM FITOREN ME TEUTËN

Vllaznia ka lënë pas humbjen dhe eliminimin nga Kupa në mesjavë përballë Teutës dhe po …