Sunday , 8 December 2019

VLLAZNIA “MERR PUSHIMET”, SHUMË PIKËPYETJE PËR TË ARDHMEN

Kanë kaluar pesë ditë nga ndeshja e fundit e këtij sezoni për Vllazninë, ajo finale ndaj Bylisit dhe që prej atij momenti nuk ka patur më asnjë lëvizje në kampin shkodran. Ajo që ka ndodhur gjatë këtyre ditëve ka qenë kryesisht largimi i futbollistëve të huaj si dhe i atyre që kanë qenë nga rrethet e tjera të Shqipërisë. Kështu, rumuni Ignat i ka dhënë lamtumirën Shkodrës dhe me shumë të ngjarë përgjithmonë. Gjasat janë që të jetë kështu edhe për brazilianin Zhunior megjithatë për të mund të ketë edhe ndonjë dritë jeshile për rikthim sepse tek Vllaznia e duan sërish.

Nga ana tjetër, elbasanasi Dejvi Bilali e ka bërë publike vetë që ka arritur akordin për të ndërprerë kontratën me kuqeblutë dhe po ashtu në të njëjtën rrugë të largimit duket edhe mbrojtësi vlonjat Valto Zeqaj. Në klubin shkodran ndërkohë e kanë bërë të qartë se shumica e kontigjentit të lojtarëve që ka qenë pjesë e skuadrës në sezonin e fundit, do të liheshin të lirë për t’u larguar ngaqë me to nuk mund të përballohet Superliga. Për t’i larguar këto lojtarë nuk do të jetë shumë e vështirë sepse shumicës së tyre i përfundon kontrata me datë 31 maj.

Drejtuesit e Vllaznisë kanë bërë të qartë se ka nisur puna për piketimin e lojtarëve për sezonin e ri megjithatë ende nuk ka asgjë konkrete sa i takon emrave të atyre që do të jenë pjesë e skuadrës në Superligë. Dëshira e të gjithë tifozëve është për të parë një Vllazni ndryshe në sezonin e ri megjithatë rreth kësaj ka ende shumë pikëpyetje.

Lexoni dhe kete

LIGA BALLKANIKE/ VLLAZNIA HUMBET NDAJ AKADEMIC

Bullgaret e Akademic kane rezultuar shume te forte per Vllaznine e basketbollit te meshkujve ne …