Friday , 23 October 2020

VLLAZNIA MËSON KUNDËRSHTARËT NË “CHAMPIONS LEAGUE WOMEN”

Skuadra kampione në futbollin e femrave, Vllaznia e Shkodrës, ka mësuar emrat e kundërshtareve të saj në Ligën e Kampioneve të Europës ku do të marrë pjesë edhe sivjet. Sipas shortit të hedhur pasditen e djeshme në Nion të Zvicrës, ekipi shkodran është pjesë e grupit 10 dhe do të ndeshet me kampionen e Bosnjës, Sarajevon, me kampionen e Greqisë PAOK-un dhe kampionen e Luksemburgut Betembourg. Edhe këtë vit, ndeshjet e këtij turi të parë do të zhvillohen me sistem grupi dhe Vllaznia do t’i zhvillojë ndeshjet e saj në Bosnjë- Hercegovinë.

Po ashtu janë caktuar dhe datat e luajtjes së ndeshjeve të këtij turi, përkatësisht nga data 22 deri më 28 gusht. Në pamje të parë konsiderohet një short i përshtatshëm për kampionen e Shqipërisë dhe sipas presidentit Lazer Matija, objektivi është i qartë për të synuar arritjen e një rezultati historik, kalimin për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar të një turi në një kompeticion kaq të rëndësishëm siç është Liga e Kampioneve. Natyrisht që kjo konsiderohet më e mundshme se çdo herë tjetër. Natyrisht që me ekipin e Sarajevos, Vllaznia është ndeshur edhe më përpara dhe mund të kalohet. Po ashtu, me kampionen e Greqisë- PAOK-un mund të tentohet fitorja.

Në fakt, pak ditë më parë, këto dy ekipe duhej të ndesheshin me njëri- tjetrin por në momentin e fundit, grekët janë tërhequr nga pjesmarrja në këtë turne ballkanik që u fitua nga Vllaznia mbas tre fitoresh të arritura. Pikërisht suksesi në turneun e zhvilluar në Aleksandropulis, i ka dhënë edhe më shumë besim vajzave kuqeblu dhe stafit teknik se mund t’ia dalin me sukses edhe në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit europian të klubeve. Në dy vitet e fundit, shkodranet kanë qenë shumë pranë arritjes së kalimit të turit dhe mbase tashmë ka ardhur momenti për të shënuar emrin si skuadra e parë që do të kalonte në turin e dytë të Ligës së Kampioneve.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA FEMRA MËSON TË ENJTËN KUNDËRSHTARIN E “CHAMPIONS”

Kampionia e Shqipërisë në futboll për femra, Vllaznia e Shkodrës, do të mësojë mesditën e …