Friday , 30 October 2020

VLLAZNIA MIQËSORE ME KUKËSIN TË SHTUNËN NË TIRANË

Nuk kanë fund miqësoret për ekipin e Vllaznisë. Mosnisja ende e kampionatit të ri, ka bërë që drejtuesit e klubit të zhvillojnë një numër të madh takimesh miqësore dhe pasditen e së shtunës kuqeblutë do të ndeshen me ekipin e Kukësit. Të dy ekipet kanë rënë dakord fillimisht për ta luajtur këtë ndeshje në stadiumin “Loro Boriçi”, por punimet që janë bërë në fushën e tij, e kanë bërë të pamundur një gjë të tillë.

Nisur nga kjo është vendosur që ndeshja të luhet në fushën e kompleksit “Football Republic” në Tiranë dhe do të startojë në orën 17.30 të së shtunës. Një ndeshje e tillë do t’i shërbejë shumë trajnerëve Gega e Brdariç sepse në rradhë të parë do të mbajnë në tonus futbollistët pas kësaj shtyrje të gjatë të nisjes së kampionatit. Përpos kësaj, do të mundohen të kolaudojnë sa më mirë ekipet e tyre që këtë sezon kanë pësuar shumë ndryshime dhe për rrjedhojë u duhen sa më shumë ndeshje për t’i harmonizuar sa më mirë lojtarët e ardhur.

Deri më tani Vllaznia ka zhvilluar 9 ndeshje miqësore, nga të cilat ka fituar 4, barazuar 3 dhe humbur 2. Problemi kryesor i skuadrës shkodrane në këto miqësore ka qenë mungesa e golit. Ajo ka shfaqur probleme në këtë drejtim dhe stafi teknik po mundohet ta rregullojë si duhet në prag të nisjes së sezonit të ri.

Shpresat janë që forma e lojtarëve të repartit të sulmit të vijë duke u rritur sepse kampionati me shumë të ngjarë do të nisë pas pak ditësh dhe për këtë arsye, ata duhet të jenë gati për të shënuar golat që i duhen Vllaznisë për të marrë pikët e shumëpritura.

Lexoni dhe kete

DRESHAJ: DYERT E DEÇIÇ TË HAPURA PËR LOJTARËT SHKODRANË

10 ndeshje pa humbje dhe vendi i dytë në renditje për Deçiçin e bëjnë skuadrën …