Breaking News

VLLAZNIA MPOSHT 1 – 0 DINAMON

Vllaznia ben detyren dhe fiton ndaj Dinamos duke forcuar pozitat e saj ne renditje. Megjithate ndaj bluve nuk ka qene e lehte per te fituar. Ne pjesen e pare pavaresisht ndonje rasti te krijuar, nuk ka patur gol. Madje edhe blute kane tentuar herepashere te vene ne veshtiresi ekipin shkodran. Ne te dyten nderkohe eshte ndryshe. Ne fillimin e saj Zhunior vetem per vetem me portierin Laço, ben me te veshtiren duke derguar topin mbi traverse.

Por pak minuta me vone, ai do ta dergonte ate ne rrjete por meriten per shenimin e tij e ka Kruja qe beri nje aksion shume te bukur. Dinamovitet protestuan per pozicion jashte loje por gjyqtaret nuk kane qene te ketij mendimi. Ne minutat e tjera deri ne fund, pavaresisht perpjekjeve te te dy ekipeve, nuk ka patur gol tjeter.

Perfundimisht 1-0 per Vllaznine qe arrin nje tjeter fitore dhe vazhdon rrugetimin e saj drejt Superliges.Pas ndeshjes, trajneri i Vllaznise eshte shprehur i kenaqur per arritjen e kesaj fitoreje.

Nderkohe Erzeni, rivali kryesor i Vllaznise eshte mundur me rezultatin 0-2 ne Lezhe nga Korabi dhe kesisoj diferenca e shkodraneve me te tashme ka shkuar ne 11 pike, çka do te thote se Superliga tashme eshte thuajse çeshtje e kryer per ta.

Lexoni dhe kete

EDHE E HËNA E GJEN VLLAZNINË PA TRAJNER

Dita e hënë pritej të kishte zhvillime tek Vllaznia sa i takon çështjes së trajnerit …