Saturday , 25 November 2017

VLLAZNIA MPOSHTET EDHE NGA KAMZA, HARRON TE FITOJE

Vllaznia ka zhgënjyer përsëri në ndeshjen e rradhës. Në javën e 6-të të Kategorisë Superiore shkodranët janë mposhtur me rezultatin 1 – 0 nga Kamza. Një tjetër ndeshje e dobët për kuqeblutë, që u mposhtën edhe nga një ekip i sapongjitur në Kategorinë Superiore.

Nuk ka mjaftuar as mbështetja e kryebashkiakes dhe presidentes së Vllaznisë, Voltana Ademi, që ekipi të bëjë kthesën, duke marrë një tjetër rezultat negativ. Një rezultat që do të ndikojë së tepërmi në ecurinë e skuadrës në ndeshjet në vazhdim.

Vllaznia kishte mundësi për të kaluar e para në avantazh në minutën e 20-të, por Kalaja përballë portjerit godet dobët me kokë, nga një top të kthyer nga shtylla horizontale. Ndërkohë, nga ana tjetër, Kamza pas disa përpjekjeve për të kaluar e para në avantazh do të gjente golin e fitores vetëm në minutën e 88-të.

Demir Imeri do të gjuante nga një distancë e largët dhe topi do të devijohej nga mbrojtësi Pjeshka, duke gjetur të papërgatitur portjerin Sherri. Me këtë humbje, Vllaznia zbret në vendin e 8-të me vetëm 5 pikë pas gjashtë javësh kampionat.

Lexoni dhe kete

LIKA: ME LUSHNJEN BËMË DETYRËN, DUHET E NJËJTA GJË ME LUFTËTARIN

Fitorja ndaj Lushnjes i ka shërbyer Vllaznisë për të rikthyer qetësinë në aspektin psikologjik megjithatë …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin