VLLAZNIA MPOSHTET EDHE NGA PARTIZANI, GJOKA DEBUTON ME HUMBJE

As trajneri i ri Ernest Gjoka nuk ka mundur te beje kthesen e Vllaznise apo ta nxjerre ekipin nga kriza që është zhytur prej disa javesh. Shkodranët janë mposhtur në “Loro Borici” me rezultatin 0 – 1 nga ekipi i Partizanit. Një gol i Basrak në minutën e 4-të ka vendosur fatet e këtij takimi. Një takim që i dhuron 3 pikë të tjera Partizanit, ndërkohë zhyt akoma më shumë në krizë shkodranët. Keshtu edhe trajneri i ri Ernest Gjoka bën një debutim me humbje në krye të shkodranëve. Pas ndeshjes, Gjoka u shpreh se ndeshja ka qene pozitive pavaresisht rezultatit, nderkohe qe pranoi se ka shume pune per tu bere.

Ajo qe duhet theksuar eshte se loja e Vllaznisë nuk ka qënë në nivelin e duhur. Sidomos në pjesën e parë, aty ku shkodranët nuk kanë rrezikuar për asnjë moment porten kundërshtare. Pas kësaj humbje, Vllaznia mbetet në kuotën e 5 pikëve në vendin e 8-të pas shtatë javësh kampionat. Ndeshja e rradhës është përballë Kukësit, në transfertë ku edhe përballë kuksjanëve do të jetë tepër e vështirë arritja e ndonjë pike.

Lexoni dhe kete

“VLLAZNIA B” TË SHTUNËN NË BURREL. I MJAFTON BARAZIMI

Pas fitores ndaj Tërbunit javën që shkoi, “Vllaznia B” ka hedhur hapin e parë drejt …