Wednesday , 27 January 2021

VLLAZNIA MUND 1 – 0 BYLISIN. VENDOS GOLI I IMAMIT

Rikthehet tek fitorja Vllaznia dhe njëkohësisht edhe tek kryesimi e vetme në renditje pas javës së gjashtë të Kategorisë Superiore. Pasditen e së shtunës kuqeblutë kanë fituar 1-0 ndaj Bylisit falë golit të shënuar nga mbrojtësi Imami në minutën e 51-të të ndeshjes.

Pavarësisht kësaj, ata kanë patur edhe shumë raste të tjera shënimi dhe sidomos në pjesën e parë, megjithatë të rëndësishme janë tre pikët e marra të cilat e ngrenë Vllazninë në kuotën e 13 pikëve duke kryesuar e vetme tashmë.

Në këtë ndeshje ka munguar për arsye shëndetësore trajneri Brdariç dhe skuadra është drejtuar nga Elvis Plori që pas ndeshjes është shprehur I kënaqur me fitoren e arritur…

Ndërkohë autori I golit Eni Imami duke folur për gazetarët, ka shprehur kënaqësinë e tij që ndihmoi në arritjen e fitores për skuadrën shkodrane duke marrë një trepikësh me shumë vlerë…

Ndërkohë, numri 2 I pankinës kuqeblu Bekim Kuli ka deklaruar se kjo fitore do të ndikojë jo mirë për skuadrën, megjithatë I duhet të luftojë fort për t’iu shkëputur sa më shpejt pozicioneve në vendet e fundit në tabelën e renditjes…

Vllaznia nuk do të ketë kohë të gëzojë sepse do të nisë menjëherë përgatijet për ndeshjen e së mërkurës në Kamëz me Kastriotin ku do të kërkohet një tjetër fitore.

Lexoni dhe kete

MARK KROQI LARGOHET NGA DREJTIMI I SK VLLAZNIA

Pas 8 vitesh në krye të Sportklub Vllaznia, Mark Kroqi tashmë nuk do të jetë …